Po vjen goditja e rëndë kundër drejtësisë së kapur nga krimi!

Po vjen goditja e rëndë kundër drejtësisë së kapur nga krimi!

Hajrullah Tërnava

  • 27 April 2022 - 16:20

Shkruan: ANALISTI-  Hajrullah Tërnava

Tani kur institucionet e drejtësisë e kanë krijua një përvojë me implementimin  e ligjeve në përgjithësi dhe në bazë të këtyre përvojave tani i kanë parasysh mangësitë e atyre ligjeve që ishin si pengesë kryesore  në jetësimin e suksesshëm të atyre ligjeve, është koha që kësaj çështje ti përkushtohet rendësi e posaçme. Tani kjo çështje i përket Ministrisë së Drejtësisë dhe është në dorën e sajë që në fazën e re të Plotësimit dhe Ndryshimit të Ligjit për përgjegjësit disiplinore të Prokurorëve dhe gjyqtarëve, të ndodhë në ndryshim substancial, të mos bëhen improvizime sikur në mandatet e kaluara, por llogaridhënia dhe përgjegjësia të mirë sanksionohet dhe disiplina në punë, në zbatimin e ligjit të forcohet.

 

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se të premten kanë filluar përgatitjet e Grupit Punues për Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ligj ky që do të jetë pako e ligjeve të reformës në sistemin e drejtësisë, e ku bënë Pjesë Vetingu dhe Ligji për konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë takim të parë të grupit punues, me përbërje të përfaqësueseve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se arsye e plotësim-ndryshimit të  këtij ligji janë mangësitë të cilat janë shpërfaqur deri tani në këtë drejtim, përkitazi me ligjin aktual. Bazuar në gjetjet e raporteve të shumta vendore, janë evidentuar disa probleme me ligjin ekzistues, filluar nga ato teknike, deri të problemet më përmbajtjesore si: sqarimi i përkufizimeve të përdorura në ligj, përmbajtja e ankesës ndaj gjyqtarit dhe prokurorit, çështjet lidhur me masat disiplinore dhe pasojat e shqiptimit të tyre, aplikimi i mjeteve juridike dhe probleme të tjera të evidentuara. Përpos kësaj, ky proces i ndryshimit të ligjit gjen bazën në Raportin e Kuvendit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjit i cili rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e ligjit. Është koha tani qe sa me pare te bëhen ndryshimet e këtij ligji sikur dhe Kosova ti këtë ligjet e preferuar ashtu të avancuara në hap me kohën dhe s’paku në këtë pikëpamje mos të kemi mangësi dhe probleme sikur që i kishim më parë dhe që jemi provuar deri më tani.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".