Nëse Qeveria mbron UÇK-në nga falsifikatorët veteranë të shpikur, do të mbetet qeveri për pastrimin e luftës dhe drejtësise!

Nëse Qeveria mbron UÇK-në nga falsifikatorët veteranë të shpikur, do të mbetet qeveri për pastrimin e luftës dhe drejtësise!
Nëse Qeveria mbron UÇK-në nga falsifikatorët veteranë të shpikur, do të mbetet qeveri për pastrimin e luftës dhe drejtësise!

Rexhep Shahu

  • 01 May 2022 - 08:42

Shkruan: ANALISTI-Rexhep Shahu

Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash të shpifura. Nëse do të kishim 50 mijë a 70 mijë luftëtarë nuk do të kishin lejuar ato masakra serbe, ne nuk kishim luftëtarë dhe na masakruan serbët. Ne nuk kishim luftëtarë dhe na përdhunuan serbët. Nëse tani shkruajë 50 mijë a 70 mijë veteranë ne po i ri masakrojmë e po i ri përdhunojmë gratë e motrat tona dhe po deklarojmë se 50 mijë a 70 mijë luftëtarët veteranë shqiptarë kanë hëngër përshesh se luftë nuk kanë bërë pasi nuk kanë mbrojt nga përdhunimi gratë e motrat e tyre.

 

Nëse Qeveria Kurti do ta kthjellojë pastrojë e paqëtojë bërllokun që është hedhë mbi luftën dhe veteranët real të Kosovës, ky do të jetë një shërbim i madh kombëtar dhe do ti japë dinjitetin e duhur qëndresës shqiptare. Me këtë gjest Qeveria Kurti do të tregohet se është serioze dhe nuk është peng e votave që këmbehen me pension veterani. Biznesi i veteranëve për vota është një nga krimet e shëmtitë  më të rënda ndaj Kosovës.Nëse shkruajmë më shumë veteranë se sa njerëz që kanë dalë në luftë, fyhet rëndë Kosova. Dihet se Serbia në Kosovë ka pasur 50 mijë policë, ushtarë zyrtar. Nëse ne kemi pasur më shumë luftëtar që janë veteranë se sa policë e ushtarë që ka pasur Serbia në Kosovë, ne fyejmë luftëtarët veteranë,  se i bie që ata u kanë bërë fresk serbëve. I bie që shqiptarët nuk kanë luftuar edhe pse kanë qenë më shumë luftëtarë veteranë se sa serbët në Kosovë. Pse hyri NATO në luftë kur kemi 70 mijë veteranë luftëtarë?!. Apo 70 mijë ka pasur edhe ushtria  partizane e Enver Hoxhës dhe duhet ta kopjojnë siç kopjojnë pseudonimet e nofkat.Gjenerali Patton amerikan e thotë mrekullisht këtë sëmundje. Nëse ju keni luftuar që të merrni gjithë jetën para prej atdheut, na thoni sa kushton dashuria juaj që tu paguajmë dhe merrni plaçkat e ikni gjeni atdhe tjetër.Luftës për Kosovën gjatë kohës së luftës iu bashkëngjitën 11 mijë luftëtarë. Pas lufte shto ujë e shto miell, shit vërtetime veteranësh për vota e çuan numrin e veteranëve në 45 mijë e 70 mijë. Shëmtimi më i rëndë që ia bënë luftës e Kosovës. Shpresoj që Qeveria Kurti ta ndalojë vërtetë këtë krim kundër Kosovës, e dinjitetit të saj, e buxhetit të saj. Shpresoj të mos dorëzohet e të mos shitet se kjo është çështje fytyre e dinjiteti. Nëse Qeveria Kurti mbron UÇK nga falsifikatorët veteranë të shpikur, do të mbetet në histori. Jam ndër kampionët përkrahës të UÇK-së e cila është vlerë mbi gjithë vlerat shqiptare. Ende kumbon në ajër betimi i UÇK-së kur e recitoja plot  në mikrofonin e Radio Tiranës e të Radio Kukësit, betim që as sot nuk e dinë veteranët që nuk patën rast as shans të hyjnë për luftë në Kosove. Por veteranët e shtatëfishuar të UÇK-së janë shakaja më banale në historinë e Kosovës. Nuk mundë të përvetësohet lufta e Amerikës dhe NATO-s për Kosovën, nuk mundë të sfidohen ushtarët e huaj, pilotët e Amerikës e të NATO-s, nuk mund të sfidohen mijëra e mijëra të rënët për Kosovën gjatë një shekulli, të rënët që janë shumë më tepër se gjithë meshkujt që s’luftuan për Kosovën e sot shkruhen veteran, nuk mundë të jesh ushtar, veteran, hero, se ke qenë refugjat, emigrant. Nuk bënë më ia lëpi e hëngër eshtrat Kosovës, nuk bënë me shkelë mbi varret e të rënëve as mbi invalidët e braktisur,  as mbi luftëtarët që bënë luftën dhe shkuan në shtëpitë e tyre, në punët e hallet e tyre pa e brejt atdheun si mijtë e shkurreve.Ju veteranë e komandantë të shpikur, fallco, tregoni ku keni luftuar në Kosovë, kur, çfarë keni çliruar, kë, çfarë keni mbrojt, kë, kur, ku, si, me kë, sa keni qenë, me kë jeni përplasë, me sa ushtar serb keni luftuar, me sa milic, çfarë përballjesh keni pasur, a ju ka parë ndokush, a din ndonjë fshatar për ju, ndonjë qytetar për luftën qytetëse që keni bërë, sa trupa u janë vra, sa serb keni vra, po ndonjë serb a shqiptar a e keni vra në luftë ballë për ballë, a keni ndërmend me e tregua a me e shkrua luftën se ka ndodhë në kamera kjo luftë, është e filmuar nga satelitët e Amerikës,  e gjitha kjo luftë është e regjistruar e gjitha nëpër foto. A kini ndërmend ju komandantë me e ndërpre këtë biznes veteranësh, ti zonja qeveri a ke ndërmend me e këputë këtë biznes që të mos shëmtohet qëndresa shqiptare, të mos bëhet ujë gjaku i derdhur i heronjve, të mos shkoj dëm dhe huptas rezistenca reale, të mos vidhet e përvetësohet ajo nga biznesi i pasluftës i atyre që i ikën luftës. Pesha e një lufte kurrë s’kanë qenë veteranët e shpikur e të falsifikuar dhe liria nuk është dhuratë nga veteranët e vetë emëruar si të tillë që gërryejnë pa pushim atdheun. Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash të shpifura. Nëse do të kishim 50 mijë a 70 mijë luftëtarë nuk do të kishin lejuar ato masakra serbe, ne nuk kishim luftëtarë dhe na masakruan serbët. Ne nuk kishim luftëtarë dhe na përdhunuan serbët. Nëse tani shkruajë 50 mijë a 70 mijë veteranë ne po i ri masakrojmë e po i ri përdhunojmë gratë e motrat tona dhe po deklarojmë se 50 mijë a 70 mijë luftëtarët veteranë shqiptarë kanë hëngër përshesh se luftë nuk kanë bërë pasi nuk kanë mbrojt nga përdhunimi gratë e motrat e tyre. Nëse Qeveria Kurti e pastron këtë bërllok, do të mbetet në histori si qeveria që e mbrojti  luftën e Kosovës nga falsifikimi që i intereson veç Serbisë e cila nesër mburret duke thënë se edhe pse Kosova kishte 70 mijë luftëtarë që i ka veteranë, u detyrua të çlirohej nga NATO, se shqiptaret janë luftëtarë veç me marrë pension veterani.  

  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".