Hashim Thaçi bëri pazare të pista me Serbinë, nuk i nxori krimet e luftës kusht parësor në tavolinë të bisedimeve me Serbinë

Hashim Thaçi bëri pazare të pista me Serbinë, nuk i nxori krimet e luftës kusht parësor në tavolinë të bisedimeve me Serbinë
Hashim Thaçi bëri pazare të pista me Serbinë, nuk i nxori krimet e luftës kusht parësor në tavolinë të bisedimeve me Serbinë

Nexhat Haziri

  • 02 May 2022 - 10:45

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Çështja e krimeve te luftës dhe zbardhja e fatit te personave te pagjetur është mjafte komplekse, ne te cilën pala kosovare ka dështuar qe ta bej teme serioze te tavolinës së bisedimeve ne procesin e dialogut me Serbinë që nga fillimi i këtij procesi. Ngutja në vitet e fundit, sidomos kur Kosova përfaqësohej nga ish-presidenti Thaçi për të arrit një marrëveshje finale me Serbinë, ka bëre që çështja e krimeve të luftës dhe çështja e të pagjeturve të mënjanohej si temë e rëndësisë së veçantë.

 Duke mos pasur një qasje të vendosur pse jo edhe si kusht për vazhdimin e dialogut nga pala kosovare, as faktori ndërkombëtar nuk ka qene i interesuar për ti bërë presion Serbisë që të jetë bashkëpunuese pa kushte në çështjen e personave të pagjetur. Ky dështim i palës kosovare për adresim meritor të kësaj çështje i ka krijuar teren të përshtatshëm Serbisë për obstruksione dhe vënie kushtesh për këtë çështje siç është hapja e arkivave të ushtrisë serbe me hapjen e gjoja të arkivave të UCK-së.

Pra në mungesë të përgatitjes, vendosmërisë dhe qasjes serioze të palës kosovare për çështjen e fatit të personave të pagjetur, por edhe mos presionit të faktorit ndërkombëtar, Serbia ka arritur që ta politizoj këtë çështje duke e shndërruar në çështje kompromisi me palën kosovare, në mënyrë që Beogradi zyrtar ti ikë përgjegjësisë politike dhe juridike për krimet e luftës në Kosovë dhe zhdukjen apo fshehjen e kufomave të viktimave. Dhe çështja e krimeve të luftës dhe fati i personave të pagjetur për fatin e keq do ta kenë vëmendjen e njëjtë edhe nga qeveria aktuale sikur ato paraprake,  pasi edhe liderët aktual do ti qasën vazhdimit të bisedimeve me Serbinë pa kushte, gjë të cilën ia kanë premtuar zyrtarëve amerikan gjatë vizitës së këtyre të fundit në Kosovë

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".