Pastrimi dhe verifikimi i listave të veteranëve pas vendimit të Gjykatës së Apelit të niset nga pika zero

Pastrimi dhe verifikimi i listave të veteranëve pas vendimit të Gjykatës së Apelit të niset nga pika zero

Hajrullah Tërnava

  • 02 May 2022 - 10:29

 Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Çështja e veteranëve të luftës tani është bërë një problem i stërkomplikuar, sepse që nga mbarimi i luftës, procesi i listave të veteranëve u stërzgjat dhe nuk ishte një modus-kriterium i njëjtë sipas hierarkisë të asaj që ishte dashur, që një komision në nivel të shtetit ti përzgjidhte me fakte dhe argumente veteranët e vërtetë të të gjitha njësive që ishin të angazhuara në luftën çlirimtare.

Ato kritere që duhen për me u arrit ai status i veteranit, ishte dashur të ishin të parapara me një rregullore të mbështetur nga ligji ushtarak i luftës menjëherë mbas luftës, e që kishin qenë dashur që të ishin të shpjegueshme se kush mund ta përfitoj atë status të veteranit. Pra ende pa filluar pranimi i statusit të veteranit, kanë filluar të ju japin certifikatat e pranimit të statusit si veteran. Sikur ti zhvillonin këto procese në këtë formë, tani nuk do ta kishim një situatë të tillë me një numër të lartë të veteranëve.

Drejtësia duhet të veprojnë drejtë e me kujdes pasi që rasti është adresuar në këtë nivel. Prandaj tani mundë të konstatojmë se edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për ta rikthyer në gjykim edhe njëherë rastin famoz “Veteranët”, është plotësisht vendim i drejtë. Mos të harrojmë se për këtë rast është viktimizuar dhe detyruar të ikë jashtë vendit Prokurori Elez Blakaj, për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të nëntokës kriminale e politike të abuzimit dhe tregtisë me listat.

Megjithatë edhe vlerësimi i Elez Blakaj s’mund të merret si proces i saktë dhe i sigurt, dhe sepse është konstatuar që në ato lista që janë të verifikuara, si të sigurta për numrin e veteranëve të „rrejshëm“, sepse në po ato lista njihen persona që tërë kohën e luftës kanë qenë të mobilizuar dhe nëpër garnizone me ushtar, dhe njihen kush kanë qenë si epror të tyre, e që po ata persona është dashur ti vlerësojnë ato lista të veteranëve si ushtar të tyre që kanë qenë.

Ka ndodhur që me nënshkrimin e atyre listave të veteranëve, të ushtarëve që kanë qenë të mobilizuar, atyre iu ka pranuar statusi i veteranit, kurse eprori në fjalë shpallet si veteran i „rrejshëm“. Pra edhe në ato listat e Elez Blakaj, në bazë të këtyre dukurive vërehet se ato lista i kanë gabimet e tyre evidente të një numri të caktuar, e që ndoshta gjatë procesit të verifikimit, ka pasur qëllime të njollosjes së disa eprorëve për qëllimet që ata kanë deklaruar se e dijnë edhe shkaku. Dihet se në formacionet ushtarake ka pasur përfaqësues të FARK-ut dhe të LKP-së që i kanë pasur mosmarrëveshjet e ndryshme dhe divergjencat e tyre.

Edhe nëse ka qenë i vërtetë ky fakt si është e mundur pra që ushtarët e atij eprori të shpallen veteran që ashtu i ka vlerësuar ai epror, kurse eprori të shpallet veteran i „rrejshëm“. Prandaj edhe te ky verifikim ka dyshime të saktësisë së verifikimit të Prokurorit Elez Blakaj. Sidoqoftë tash është një veprim i qëlluar që pas ankesës nga ana e Prokurorisë Speciale, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”, ku për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, që akuzohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro. Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues më 19 janar 2021.

Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi. Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019. Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

Kurse pas seancave të mbajtura, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 janar 2021, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve në këtë rast. Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Edhe largimi i Elez Blakaj nga Kosova për opinionin është i dyshimtë sipas rrjedhave që është zhvilluar ky verifikim i veteranëve, sepse nëse një prokurore paguhet për punën e tij, për detyrat e përditshme që i kryen, si është e mundshme që ai të largohet nga shteti i tij pa ndonjë shpjegim, dhe nëse ka pasur kërcënime ai si prokuror, i ka ditur procedurat që ka munguar për ta mbrojtur veten, qoftë edhe duke kërkuar që të përcillet me truprojë apo edhe mënyra te tjera. Por largimi i tij në SHBA ndoshta e ka pasur qëllimin që ta ketë si shkak që ti pranohet azili apo qëndrimi i përhershëm në SHBA dhe që ti ketë dokumentet e përhershëm ta ati shteti ku është duke jetuar edhe tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".