Sjelljet arrogante në Kuvend janë të sanksionuara me Rregullore, për rebelim deputetin e pret edhe ndëshkimi me përjashtim

Sjelljet arrogante në Kuvend  janë të sanksionuara me Rregullore, për rebelim deputetin e pret edhe ndëshkimi me  përjashtim
Sjelljet arrogante në Kuvend  janë të sanksionuara me Rregullore, për rebelim deputetin e pret edhe ndëshkimi me  përjashtim

Muhamet Kelmendi

  • 02 May 2022 - 11:10

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

 Dënimi me një, dy, a tri seancë, e jep Kryesia dhe Kryetari. Dënimet më të renda, masa e përjashtimit, bëhet me vota të deputetëve. Vendi i lirë zëvendësohet nga lista e kandidatëve të partisë që vijnë nga deputeti i përjashtuar. Në fakt, këto masa janë të qarta. Mirëpo, çështja është te zbatimi i tyre. E Kuvendit të Kosovës i duhen këto masa për të ndaluar sjelljen jo parlamentare dhe për ta bërë funksional Kuvendin e Republikës. Për atë shkak janë përcaktuar të gjitha  normat.

 -Për të gjithë  procesin e mbarëvajtjes së punës në Kuvend janë të përcaktuara normat e sjelljes dhe masat statutare të dënimit për sjellje jo parlamentare. Kur ndodhin këto raste të ndaluar dhe sanksionuara me rregullore të Kuvendit, i takon Kryesisë që të hapi procedurë për tu vërtetuar shkelja. Kjo vlen edh tek  sjellja e deputetit  të PDK-s Abelar Tahiri.

Kryetari ka mundësi aty për aty, në seancë, me e nxjerrë jashtë seancës dhe me i dhënë dënimin e mos lejimit në seanca, deri në tri të tilla. Masat më të rënda i vendos Kryesia, pasi që të konstatoje gjendjen dhe mbi atë konstatim merren masat juridike. Masat statutare të përcaktuara me Rregullore të Kuvendit janë të nduarduarshme. Ato shkojnë nga dënimi me përjashtim për një seancë e deri te përjashtimi si deputet kur del gjendja e rëndë nga sjelljet. Deri në 6 muaj ka mundësi dënimi. Pas kësaj kohe hapet procedura për ta përjashtuar deputetin nga Kuvendi. Pra, nga një seancë e deri në përjashtim janë masat statutare. Përjashtimi bëhet më  vota të deputetëve. Dënimi me një, dy, a tri seancë, e jep Kryesia dhe Kryetari.

Dënimet më të renda, masa e përjashtimit, bëhet me vota të deputetëve. Vendi i lirë zëvendësohet nga lista e kandidatëve të partisë që vijnë nga deputeti i përjashtuar. Në fakt, këto masa janë të qarta. Mirëpo, çështja është te zbatimi i tyre. E Kuvendit të Kosovës i duhen këto masa për të ndaluar sjelljen jo parlamentare dhe për ta bërë funksional Kuvendin e Republikës. Për atë shkak janë përcaktuar të gjitha  normat.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".