Shumë më shpejt të fillojnë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës për krime lufte

Shumë më shpejt të fillojnë proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës për krime lufte

Hajrullah Tërnava

  • 08 May 2022 - 08:45

Shkruan: ANALISTI:Hajrullah  Tërnava

Krijimi i  Gjykatës Specialë në Hagë është shpresuar  se do të  një institucion më  efikas dhe më i shpejtë për ti trajtuar  temat për të cilat është krijua dhe është  aktivizua, por me angazhimin e deritashëm të kësaj gjykate,  të kësaj mënyre aq të ngadalshme, ekziston frika reale  se kjo situate do të stërzgjatet dhe do të krijon pakënaqësi të shumëfishta në opinionin publik dhe në popullatën tonë.

 

Edhe pse është pritur se kjo gjykatë do të jetë më efikase për ato qëllime për të cilat është krijua, prandaj me këtë mënyrë të zhvillimeve të kësaj gjykate është duke e humbur kuptimin por edhe besimin për gjykim të drejtë dhe të pa varur nga politika, sepse  Gjykata Speciale për Krimet e luftës e cila edhe dy vjet e gjysmë pas arrestimeve të para, nuk e ka filluar akoma procesin gjyqësor kundër të dyshuarve kryesor në këtë proces, dhe ndërkohë janë ngritur aktakuza shtesë dhe janë paralajmëruar edhe arrestime të reja të ish komandave te  UÇK-së. Është sinjal që paralajmëron akoma më shumë zvarritje pa fund të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarave dhe të të dyshuarve  lajmi që u bë së fundi publik, e sipas të cilit thuhet se  Zyra e Prokurorit të Specializuar të premten e javës së kaluar ka dorëzuar në Gjykatën Speciale edhe një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, kurse në media ka qarkulluar lajmi edhe për 13 arrestimet e reja që do ta përcjellin ngritje e  kësaj aktakuze të fundit kundër krerëve kryesor të  UÇK-së. Sikur të funksiononte kjo gjykatë në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase, edhe shpresa e zbardhjes  së  rasteve të atyre vrasjeve politike  dhe  enigmatike të deritashme, për të cilat akuzohen ata të dyshuar në Hage, do të ishte më shpresëdhënëse për të dëmtuarit dhe familjarët e tyre që me vite të tëra po e presin drejtësinë që ti zbardhin këto raste, e sidomos kur tani këtë çështje e kanë ndërmarr ndërkombëtarët me themelimin e këtij Gjyqi Special në Hagë. Qytetarët anëtarët e familjeve të viktimave kanë  pritë që Gjykata Speciale me staf ndërkombëtar  do të jenë shumë më efikas sepse edhe është llogaritur se e kanë nje ekip më të perfeksionuar, dhe ata i njohin të drejtat ndërkombëtare më mirë se vendorët tonë, prandaj me këtë ngadalësim të këtyre proceseve gjyqësore në Hagë, edhe fondi i Kosovës do ta ketë të vështirë ti përballoj ato harxhime të tëra që do të zgjaten me muaj dhe vite të tëra.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".