SHBA dhe BE po e gozhdojnë politikën mashtruese të Aleksandër Vuçiqit, stop politikës  dy fytyrshe me Perëndimin edhe me Rusinë

SHBA dhe BE po e gozhdojnë politikën mashtruese të Aleksandër Vuçiqit, stop politikës  dy fytyrshe me Perëndimin edhe me Rusinë
SHBA dhe BE po e gozhdojnë politikën mashtruese të Aleksandër Vuçiqit, stop politikës  dy fytyrshe me Perëndimin edhe me Rusinë

Nexhat Haziri

  • 13 May 2022 - 18:43

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Testi i parë për Serbinë do të jenë marrëdhëniet me Kosovën, që do të thotë një dinamikë më e shpejtë në dialog dhe arritjen e marrëveshjes finale që do të kulmoj me njohjen reciproke në mes dy vendeve. Dhe ky është edhe kusht për Serbinë në procesin e anëtarësimit të saj në BE, dhe kushti tjetër për Serbinë do të jetë që ti bashkëngjitet politikës së sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Aktivizimi i qendrave ndërkombëtare që kanë peshë në Ballkan, si Vashingtoni, Londra, Berlini, e të tjera, në drejtim të përshpejtimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së marrëveshjes në mes dy shteteve, ka të bëjë kryekëput me rrezikun që paraqet Rusia dhe tendenca e saj për të influencuar sa më shumë rajon me qëllim që të pengoj integrimin e rajonit në BE dhe në NATO, dhe ta mbaj vazhdimisht nën tensione dhe të destabilizuar që do të t'i krijonin mundësi Kremlinit për ti vendosur interesat e saja gjeostrategjike në Ballkan. Sidomos pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimeve të Kremlinit zyrtar në drejtim edhe të disa shteteve të tjera, siç ishte rasti me ambasadorin rus në Sarajevë ku hapur kërcënoi BH-në në rast se ky shtet tenton që të vazhdoj agjendën e saj për anëtarësim në BE. Dhe për ta arritur këtë synim, Moska llogaritë në aleatin e saj tradicional, siç është Serbia, gjë që kjo e ka shqetësuar perëndimin i cili është më i vendosur se kurrë që  ta detyrojë Serbinë që ajo duhet të vendos se në cilën anë do të pozicionohet, me Rusinë apo perëndimin. Pra , perëndimi nuk do ia lejoj më Serbisë që të bëjë politikë me dy standarde, edhe me perëndimin edhe me Rusinë, me të parët vetëm në formë deklarative dhe për shkak të fondeve, ndërsa me të dytën shumë me e afërt si në aspektin politik, ushtarak dhe atë të sferës së diplomacisë ndërkombëtare, gjë që më për perëndimin kjo është e patolerueshme. Testi i parë për Serbinë do të jenë marrëdhëniet me Kosovën, që do të thotë një dinamikë më e shpejtë në dialog dhe arritjen e marrëveshjes finale që do të kulmoj me njohjen reciproke në mes dy vendeve. Dhe ky është edhe kusht për Serbinë në procesin e anëtarësimit të saj në BE, dhe kushti tjetër për Serbinë do të jetë që ti bashkëngjitet politikës së sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Duke pasur parasysh të gjitha këto, është një momentum i mirë për Kosovën, të cilin qeveria Kurti duhet ta shfrytëzoj duke qenë aktive në komunikime dhe bashkëpunime me aleatët tanë perëndimor, që nënkupton për ti bashkërenduar veprimet dhe vendimet politike për zhvillimet politike në rajon dhe më gjerë, por edhe në proceset që kanë të bëjnë me Kosovën dhe integrimin e anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare siç është INTERPOL, UNESCO, KE, BE dhe në NATO. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".