Pas aplikimit për anëtarësim në KE, të gjithë së bashku në fushatën e lobimit për ta kaluar sfidën me lobin serb dhe kundërshtarët anëtarësimit

Pas aplikimit për anëtarësim në KE, të gjithë së bashku në fushatën e lobimit për ta kaluar sfidën me lobin serb dhe kundërshtarët anëtarësimit
Pas aplikimit për anëtarësim në KE, të gjithë së bashku në fushatën e lobimit për ta kaluar sfidën me lobin serb dhe kundërshtarët anëtarësimit

Arsim Aziri

  • 18 May 2022 - 16:18

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE, është një moment vendimtar dhe historik, që të prek sado pak në logjikën e deritashme të të bërit politik mes pozitës dhe opozitës, politike opozitare të inateve dhe shantazheve, për të vepruar kombëtarisht dhe racionalist në interes të shtetit. Paraqitja e kërkesës për anëtarësim në KE nga ministrja Gërvalla, dhe mbështetja që po e fiton Kosova me deklarime nga zyrtar të lartë evropian, duhet të jetë një test për sjelljet e ardhshme të opozitës, si pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës sepse uniteti i brendshëm politik për veprim dhe lobim e ka rëndësinë vetë vendimtarë që të arrihet qëllimi.

Sjelljet destruktive bllokuese mundë të ju shërbejnë vetëm kundërshtarëve të Kosovës edhe në rastin vendimtar të votimit, me rastin e nxjerrjes së kërkesës në rend dite për votim pro dhe kundër për anëtarësim. Uniteti i sjelljes dhe veprimit politik kërkohet pa kusht sepse po shihet ashiqare që procesi do të jetë me sfida, sepse që në momentin e parë të publikimit të lajmit për dorëzimin e aplikimit, vijnë sinjale jo të mira nga Franca e cila sikurse në rastin e vizave ka rezervat e veta që mundë të ju bashkohet bllokut të shteteve hezituese dhe kundërshtimit. Edhe pse shteti Francës thotë se i takon Kosovës të aplikojë në Këshillin e Evropës, ajo indirekt paralajmëron edhe mundësinë e përmbajtjes nga votimi për , sepse kërkon “përmbajtje nga veprimet e njëanshme”, siç e quajnë ata aplikimin e Kosovës që po e kundërshton Serbia. Franca, para aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE prioritet i jep dialogut me Serbinë dhe arritjes së marrëveshjes“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në reagimin ambasadës Franceze. Për dallim nga francezët, mbështetje pa kushte i kanë dhënë Kosovës për aplikimin dhe për anëtarësim të shpejtë Britania e madhe dhe Gjermania, shtete këto që janë zotuar edhe për të lobuar në favor të Kosovës. I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania do ta mbështes me të gjitha kapacitetet e saj aplikimin për anëtarësim të Kosovës në KE. “Ne e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ne do ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet evropiane. Ne jemi pro dhe do ta mbështesim me të gjitha kapacitetet tona aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Shpresojmë të kontribuojmë në këtë proces”, ka thënë Sarrazin. Raegimi i shpejtë në mbështetje ka ardhur edhe nga Britanija e Madhe.Mbështetje për anëtarësim në këtë mekanizëm Kosova ka marrë edhe nga Britania e Madhe. Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka uruar suksese Kosovës në aplikimin e saj në Këshillin Evropian, duke e cilësuar aplikimin për anëtarësim në KE si shenjë të gatishmërisë dhe vendosmërisë së Kosovës të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar.“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Gjithashtu është një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin ndërkombëtar Kosovës i uroj suksese!”, ka shkruar ambasadori britanik. Sidoqoftë, për ta quar përpara këtë proces, roli i stabilitetit të brendshëm politik institucional për ti finalizuar reformat është jetik dhe I njëjti stabilitet dhe kohezion bashkëpunimi duhet reflektuar edhe në diplomaci, në lobimin e përbashkët për ta fituar mbështetjen me unitet politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".