Statuskuoja në bisedime shkon vetëm në interes të shtetit serb, Kosova urgjentisht të ndërtoj konsensus politik për dialog dhe marrëveshjen finale

Statuskuoja në bisedime shkon vetëm në interes të shtetit serb, Kosova urgjentisht  të ndërtoj konsensus politik për dialog dhe marrëveshjen finale
Statuskuoja në bisedime shkon vetëm në interes të shtetit serb, Kosova urgjentisht  të ndërtoj konsensus politik për dialog dhe marrëveshjen finale

Nexhat Haziri

  • 21 May 2022 - 09:13

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Prezenca e fuqishme amerikane në Kosovë dhe në Serbi, me ambasadorët Hovenier dhe Hill, por edhe në rajon, është dëshmi e qartë e vendosmërisë amerikane për ta shtyrë përpara dhe për t‘i dhënë një dinamikë më të shpejtë dhe më afatizuese procesit të dialogut Kosovë-Serbi, dhe në këtë kuadër ta pengojnë destabilizimin e rajonit nga tendencat e ndikimit të Rusisë.

-Jo vetëm SHBA-t por i gjithë faktori ndërkombëtar është i interesuar që brenda mandatit të qeverisë Kurti në Kosovë dhe brenda mandatit presidencial të Vuçiqit në Serbi te arrihet marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe Kurti edhe Vuçiq, shihen si politikan të fuqishëm në vendet e tyre, që mund të marrin vendime të mëdha dhe të vështira sa i përket kompromisit që do t‘i qoj të dyja shtetet në marrëveshje, siç është AKS për Kosovën, ndërsa për Serbinë njohja e shtetit të Kosovës, dhe për këtë arsye në ditët në vazhdim do të rritet presioni ndërkombëtar në adresë të Kryeministrit kosovar Kurtit dhe në atë të presidentit serb Vuçiq.

Edhe deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jef Hovenier, për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duhet lexuar si një gatishmëri të vendosur amerikane për t‘i dhënë epilog procesit të dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje finale, të obligueshme për të dyja palët. Prezenca e fuqishme amerikane në Kosovë dhe në Serbi, me ambasadorët Hovenier dhe Hill, por edhe në rajon, është dëshmi e qartë e vendosmërisë amerikane për ta shtyrë përpara dhe për t‘i dhënë një dinamikë më të shpejtë dhe më afatizuese procesit të dialogut Kosovë-Serbi, dhe në këtë kuadër ta pengojnë destabilizimin e rajonit nga tendencat e ndikimit të Rusisë.

Gjithashtu për amerikanët por edhe për gjithë faktorin ndërkombëtar nuk është opsion konflikti i ngrirë në Ballkan në mes Kosovës dhe Serbisë, siç është ai i Qipros, dhe diçka e tillë nuk është në interes të Kosovës e as të Serbisë. Ndërsa sa i përket palës kosovare i kërkohet qasje serioze dhe profesionale ne fazën finale të dialogut me Serbinë dhe konsensus politik në mes të gjithë faktorëve politik të brendshëm, ashtu siç ka kërkuar edhe ambasadori Hovenier. Dhe për ndërtim të këtij konsensusi të gjerë politik është obligim i qeverisë Kurti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".