Pa e 'edukuar' shtetin serb dhe pa e njohur shtetin e pavarur e sovran të Kosovës kurrë nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon

Pa e 'edukuar' shtetin serb dhe pa e njohur shtetin e pavarur e sovran të Kosovës kurrë nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon
Pa e 'edukuar' shtetin serb dhe pa e njohur shtetin e pavarur e sovran të Kosovës kurrë nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon

Muhamet Kelmendi

  • 22 May 2022 - 16:03

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Armatosjen po e bënë kryesisht për agresion ndaj Kosovës. Prapa nuk janë as shtetet tjera. Gjendja e tillë tregon se tehu i presionit dhe i masave shtrënguese kërkohet të shtrihen ndaj Beogradit. Lëshimet e bëra nga BE dhe shtetet tjera po i forcojnë neofashistët në Beograd. Serbia nga BE duhet të vihet nën kontroll.

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është në një pikë të rëndë dhe shumë delikate. Qeveria serbe  po vazhdon të qëndron në pikësynimin pa ndryshuar: "Kurrë Serbia nuk do ta njeh pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës". Ky pikësynim ka krijuar gjendje të rëndë edhe në dialog.Natyrisht se ambasadorët amerikan në Prishtinë dhe në Beograd kanë qëndrime të qarta për dialogun që duhet të përfundon me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është qëndrim i Shtëpisë së Bardhë. Mirëpo, çështja qëndron te BE. Në këtë kuadër nuk ka qartësi. BE akoma me përbërjen e vetë nga shtete të ndryshme ende  nuk e njeh Kosovën në shtet sovran. Këtej e bënë dialogun midis dy subjekteve, njëri (shih: Serbinë) shtet dhe Kosova territor pa status, të vështirë. Kjo ka krijuar gjendje të rëndë. Veç kësaj, shteti serb është armatosur me armë të ndryshme nga Rusia dhe Kina. Gjendet në transaksion edhe me Francën për aeroplan luftarak. Serbia  me qasjen e sajë politike dhe të demonstrimit të forcës po e kërcënon seriozisht paqen në Ballkan. Në Beograd vazhdimisht deklarohet: " Serbia do të mbroj çdo serb në Kosovë.... Ndaj çdo kërcënimi kundër serbëve do të reagojmë ashpër". Kjo tregon agresivitetin e neofashistëve në Beograd dhe, natyrisht se armët që po I blen Serbia nuk i ka për gjueti. Armatosjen po e bënë kryesisht për agresion ndaj Kosovës. Prapa nuk janë as shtetet tjera. Gjendja e tillë tregon se tehu i presionit dhe i masave shtrënguese kërkohet të shtrihen ndaj Beogradit. Lëshimet e bëra nga BE dhe shtetet tjera po i forcojnë neofashistët në Beograd. Serbia nga BE duhet të vihet nën kontroll. Çdo veprim i mëtejmë lëshues dhe me formë "ledhatuese" të njëjtë e kërcënon rajonin me luftë. Pa e "edukuar" shtetin serb dhe pa e njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës kurrë nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova e pavarur dhe sovrane, si dhe e integruar në BE, në mekanizmat ndërkombëtar dhe në OKB, siguron qetësi dhe prosperitet në këtë anë të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".