Doganat e Kosovës, 9 zyrtarë të përjashtuar për korrupsion e në lidhje të ngushtë me krimin e organizuar

Doganat e Kosovës, 9 zyrtarë të përjashtuar për korrupsion e në lidhje të ngushtë me krimin e organizuar
Doganat e Kosovës, 9 zyrtarë të përjashtuar për korrupsion e në lidhje të ngushtë me krimin e organizuar

Dardan Grapci

  • 28 May 2022 - 08:57

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Dogana e Kosovës ka vepruar shumë mirë, është për tu përshëndetur dhe mbështetur vendimi, duke i larguar nga puna 9 zyrtaret doganor të cilët kanë qenë të korruptuar dhe të cilët kanë abuzuar me pozitën e tyre zyrtare. Edhe pse ky abuzim është instaluar me dekada në këtë institucion zyrtar, ende mund të parandalohet veprimtaria e zyrtarëve doganor dhe zyrtarëve të tjerë të cilët kanë biseda dhe kontakte drejtpërdrejtë me qytetarin.

-Gjyqësori i Kosovës duhet të ripërtërihet me individ të rinjë dhe të pastër, dhe të largohen nga pozitat e tyre ata të cilët e kanë mbrojtur krimin dhe kriminelin e në anën tjetër e kanë akuzuar viktimën dhe e kanë detyruar të heshtë apo të futet në burg. Dogana e Kosovës e cila viteve të fundit po tregon sukses në punën e tyre, nuk duhet të tolerojnë që punëtorët e tyre ta mashtrojnë dhe vjedhin popullin apo ta keqpërdorin detyrën e zyrtare sa për ti mbushur xhepat e tyre. Dogana e Kosovës duhet të jetë model për vendet fqinjë dhe t'iu japin një sinjal që Kosova din si mbrohet shteti dhe që ka njerëz që e mbrojnë popullin nga armiku i jashtëm dhe i brendshëm.

Dogana e Kosovës duhet të jetë figura kryesore e shtetit, prandaj ka shumë qytetar që i respektojnë, pra kërkoj nga doganierët këtë respekt mbajeni, e mos e humbisni, sepse kur humbet respekti, humbet edhe besimi ndaj juve. Gjithashtu iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që aplikacionin eDogana ta përdorin dhe të informojnë e denoncojnë secilin rast që e zbulojnë, dhe mos të frikësohen për ti paraqitur rastet kur e drejta e tyre shkelet nga disa individ të cilët mundohen të bëhen shefa dhe gjykatës duke frikësuar të tjerët dhe abuzuar me ligjin. Urojmë që puna e Doganës së Kosovës të vazhdoj dhe mos të lejojnë asnjë zyrtar që ti ikë ligjit, por le ta paraqesin atë në institucionet përkatëse të hetuesisë dhe sigurisë, polici dhe prokurori, dhe të njëjtit të hetohen, të kapen në flagrancë dhe të largohen nga puna e të gjykohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".