Ballkani i Hapur, një  kartë e pa vlerë prodhimit ruso serb që po digjet para hundëve të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit

Ballkani i Hapur, një  kartë e pa vlerë prodhimit ruso serb që po digjet para hundëve të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit

Hajrullah Tërnava

  • 01 June 2022 - 16:30

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në krejt këtë situatë të pa qartë të Ballkanit të Hapur fajtorja kryesore  që po i ndihmon Serbisë është Shqipëria, me përafrimin afër Serbisë e që në të kundërtën ishte dashur Kosovës ti qëndroj pranë. Sidoqoftë, koha po e bënë të veten dhe kjo iniciativë e Ballkanit të Hapur po e merr përfundimisht goditjen vdekjeprurëse si iniciativë ruso serbe për të ashtuquajturin Ballkani i Hapur. Kundërshtimi që u theksua qartë dhe artikulua me forcën e argumenteve edhe në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore që u mbajt  në Mal të Zi, dhe si alternativë e përshpejtimit të integrimit të rajonit në BE po rikthehet fuqishëm në agjendë Procesi i Berlinit për Ballkani Perëndimor.

Iniciativa e Ballkanit të Hapur tani po shihet që është një dështim i qartë sepse në këto tubime po marrin vetëm tri shtete pjesë, e duke e pasur të kaluarën të qartë,  e sidomos atë kohën e pasluftës së dytë botërore, kur Kosova pa dëshirën e sajë iu bashkëngjit Jugosllavisë, edhe që në atë shtet të Jugosllavisë shqiptarët në përgjithësi ishin si populli i tretë me shumicë por nuk i gëzuan të drejtat që ju tanonin. Edhe pse  Kosova   ishte sipas kombësisë e treta në atë Jugosllavi, e kishte një autonomi s’bashku me Vojvodinën kurse gjashtë republikat tjera ishin shtete faktikisht, prandaj ne si autonomi që ishim edhe në vitin 1989 ajo autonomi na u suprimua, prandaj e vetmja rrugëdalje ishte që përmes luftës të çlirohemi dhe ta shpallim shtetësinë tonë, edhe që Serbia se ka njohur pavarësinë e Kosovës, kurse insiston që Kosova ti bashkëngjitet Ballkanit të Hapur duke mos e ditë në çfarë cilësie si shtet apo si autonomi që ishte dikur, prandaj sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe kjo iniciative tani e kishte kuptimin e saje të posaçëm dhe ndoshta do ta kishte një kuptim tjetër. Në krejt këtë situatë të pa qartë të Ballkanit të Hapur fajtorja kryesore  që po i ndihmon Serbisë është Shqipëria, me përafrimin afër Serbisë e që në të kundërtën ishte dashur Kosovës ti qëndroj pranë. Sidoqoftë, koha po e bënë të veten dhe kjo iniciativë e Ballkanit të Hapur po e merr përfundimisht goditjen vdekjeprurëse si iniciativë ruso serbe për të ashtuquajturin Ballkani i Hapur. Kundërshtimi që u theksua qartë dhe artikulua me forcën e argumenteve edhe në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore që u mbajt  në Mal të Zi, dhe si alternativë e përshpejtimit të integrimit të rajonit në BE po rikthehet fuqishëm në agjendë Procesi i Berlinit për Ballkani Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të Evropës Juglindore ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur mund të hapë Ballkanin vetëm nëse ka barazi, por jo me njerëz që vijnë nga garnitura e regjimit të Millosheviqit e të cilët janë kreator të ideve të tilla, prandaj përtej Kësaj vendet e rajonit duhet të bashkohen më shpejtë në aleancën e NATO-s. “Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi. Anëtarësimin e Kosovës në NATO e shohim si garancinë e vetme të stabilitetit afatgjatë në rajon. Në nismën ‘Open Ballkan’, mund të ketë Ballkan të hapur vetëm nëse e trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë”, ka thënë Vjosa Osmani. Duke pasur pikësynim të fundit qëllimin e Kosovës që të jetë pjesë e BE-së, ajo ka thënë se këtë Kosova nuk e bënë pse e sheh BE-në si një makinë parash, por sepse përcaktimi i Kosovës dhe kosovarëve është përcaktim mbi vlerat evropiane, prandaj edhe  Kosova ka harmonizuar sanksionet kundër Rusisë në përputhje me BE-në dhe vendet demokratike, sepse koncesionet ndaj tiranëve nuk çojnë kurrë në paqe. Kundër Formulës aktuale të Ballkanit të Hapur që po e promovojnë Vuçiq dhe Rama, u deklarua edhe kryeministri Malazez Dritan Abazoviqi i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen ne Samitin e Ohrit, por jo për anëtarësim por vetëm në cilësinë e vëzhguesit. “Nuk shkojmë në Ohër të bëhemi pjesë të Ballkanit të Hapur. Shkojmë si vëzhgues, do të analizojmë se çka është e mirë për vendin, dhe nëse vlerësojmë se është diçka e mirë nuk kamë kundër asgjë që t’i bashkohemi iniciativës” ka thënë Abazoviq. Tani më po shihet ashiqare se edhe Maqedonia është duke  shikuar drejtë Procesit të Berlinit dhe kthyer shpinën Ballkanit të hapur që nuk është gjë tjetër veç si mbulesë për Minishengenin që ishte në fillim dhe u refuzua nga të gjithë. ’Procesi i Berlinit’ është më i mirë sesa ‘Ballkani i Hapur’. Këtë e kanë vlerësuar edhe pjesa më e madhe e shteteve evropiane. Është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian edhe i Komisionit Evropian. ‘Ballkani i Hapur’ duhet të jetë pjesë e ‘Procesit të Berlinit’, i cili duhet të shërbejë si ombrellë apo nismë për rajonin drejt integrimit evropian. Tani për tani, qëndrimi i KE-së është se të gjithë duhet të jenë në ‘Procesin e Berlinit’ dhe që të gjashtë shtetet e Ballkanit janë në këtë nismë, ndërsa tri janë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”, ka deklaruar Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Se vendet e Ballkanit nuk mundë të ndërtojnë një krijesë paralele të izoluar nga Evropa dhe të kontrolluar e dominuar nga  interesa politika që bijën ndesh me BE-së, është deklaruar edhe Emisari i BE’së për Ballkanin që është edhe lehtësues për bisedimet Kosovë -Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak. Ai ka thënë se rajoni nuk është i vetëm. “BE-ja është me ju dhe ju ndihmon për të kapërcyer pasojat e luftës, qoftë në lidhje me ekonominë apo ndikimin social. Ne kemi një plan se si të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Lajçak, sipas të cilit perspektiva e rajonit është integrimi në BE. “Zgjerimi bazohet në vlera të përbashkëta dhe është e rëndësishme që vendet e rajonit të demonstrojnë këto vlera të përbashkëta. Rajoni nuk mund të presë, kjo është e qartë për ne”, ka thënë Lajçak. Tani kur janë pikëpamjet e lëvizjes  së shteteve të Ballkanit drejtë BE-së, me projekte të  qarta dhe të njohura, nuk ka  pse të kërkohen variantet tjera, e që na krijohen dyshime për të ardhmen sikur e  kemi sprovuar nën ish bashkësinë e Federatës së kaluar.  I vetmi vend që duhet ta synojnë të  gjithë, që të jenë pranë dhe anëtar të sajë është BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".