Ligji Vetting po troket në derë të Kuvendit të Kosovës me bekimin dhe mbështetjen e vendeve të QUINT-it!

Ligji Vetting po troket në derë të Kuvendit të Kosovës me bekimin dhe mbështetjen e vendeve të QUINT-it!

Hajrullah Tërnava

  • 02 June 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Mbas shumë angazhimeve për të kontribuar dhe për ta përmbyllur procesin e pakos ligjore dhe amendamenteve kushtetuese për kalimin e Vettingut në Kuvend, shpresat janë se do të merr fund procesi i përmbylljes së pakos ligjore dhe amendamenteve kushtetuese për Vettingu, pas konsultave të fundit me ekspertët e Venecias, rekomandimet e tyre, dhe takimit të fundjavës informues që kanë zhvilluar krerët e shtetit me ambasadorët e QUINT-it.

- Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani -Sadriu, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim, në fundjavën që e lamë pas, të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar ekskluzivisht rreth procesit të Vettingut dhe rëndësinë që ka ky proces në Kosovë për forcimin dhe pastrimin e sistemit të sundimit të ligjit. Në takim është diskutuar bashkërendimi dhe bashkëpunimi i deritashëm i institucioneve të Republikës së Kosovës që është zhvilluar me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të Vettingut në Kosovë.

Liderët institucionalë ju kanë përcjellë ambasadorëve të QUINTI-it mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të Vettingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasitet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi. Gjithashtu, ata kanë përsëritur përkushtimin e institucioneve të Kosovës dhe kanë siguruar që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias. Ditë më parë krerët e shtetit e kanë pritur edhe delegacionin e ekspertëve të Venecias të cilat kanë zhvilluar vizitë dy ditore në Kosovë për konsultat e fundit para procedimit për miratim të ligjit Vetting.

Meqenëse se ligji i Vettingut është përgatitur edhe me sugjerimet e ndërkombëtarëve e sidomos me mbikëqyrjen e ekspertëve të Venecias, ky ligje me vlerat e tij tani, do të duhet të jetësohet me suksese në institucionet e Kosovës, dhe me këtë pritet që të ketë ndryshime të konsiderueshme në të mirë të së drejtës nëpër institucionet e drejtësisë, dhe procedurat nëpër ato institucione do të jenë më të përpikta dhe në harmoni me ligjet në funksion.

Të gjithë qytetaret para ligjit do të jenë të barabartë pa dallim kombit, racës, fesë, pozitës etj, dhe shteti i Kosovës. Me këtë ligj dhe ligjet që janë në pritje, do ta përmirësoj reputacionin e nëpërkëmbur të deritashme të atyre ligjeve që tani na kanë sjellë në këtë situate që jemi si shteti më i izoluar në botë deri më tani, me ato pengesa dhe mangësi që ishin si të tilla deri me tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".