Koha e humbur nuk do të mundë të kompensohet, Operacioni " Vetting" duhet të filloi e të përfundoi me urgjencë!

Koha e humbur nuk do të mundë të  kompensohet, Operacioni
Koha e humbur nuk do të mundë të  kompensohet, Operacioni

Hasan Preteni

  • 02 June 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni 

Çdo ditë që po kalon me vonesën e pakos për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe pa ligjin Vetting, po shkon në dëm të shtetit. Së fundi u shty edhe gjykimi për rastin e dy milionëve! Shtrohet pyetja:a ka diku në botë kështu...nuk erdhi gjyqtarja?!!!

- Javën e kaluar u publikuan disa të dhëna për kinse politikën ndëshkimore në Kosovë. Për prerje ilegale të pyllit janë shqiptuar 5000 dënime, e për dëmtimet e buxhetit të shtetit nuk ka gjykim!.Nuk po vijon procesi kundër dëmit qindra milionësh për autostradën, nuk po merr epilog akoma as rasti " Toka", pastaj rasti " stenda" e shumë e shumë raste tjera të filluara me pompozitet e të mbetura në terr.

Operacioni " Vetting" duhet të filloi e të përfundoi me urgjencë. Mbaruan vjedhësit e golfave, vjedhësit e pulave, vjedhësit e bagëtive, akumulatorëve, biçikletave e adalet tjerë " kriminel". Gjyqtarët me katoi raste vazhdojnë të jenë të vetëkënaqur prandaj nuk po e marrin as mundin më të vogël për të punuar më mirë dhe me seriozisht. Ata po mbrohen institucionalisht nga KGJK-ja . As KPK-ja nuk i ka punët më mirë, për vete po, por për shtetin ZERO. Për Gjykatën e tenderëve OSHP-në faji është te Qeveria e për të tjerat organet udhëheqëse-këshillat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".