Me politikan të papërgjegjshëm dhe analfabetë liberalizimi i vizave “pushon” nën hijen e pritjes dhe të shpresës pafund

Me politikan të papërgjegjshëm dhe analfabetë liberalizimi i vizave “pushon” nën hijen e pritjes dhe të shpresës pafund
Me politikan të papërgjegjshëm dhe analfabetë liberalizimi i vizave “pushon” nën hijen e pritjes dhe të shpresës pafund

Blerim Burjani

  • 04 June 2022 - 17:10

Shkruan:ANALISTI – Blerim Burjani

Shpresë dhe shpresa të shumta për liberalizimin e vizave mundë të ketë gjithmonë , mirëpo shpresa duhet pasur më shumë rezultat të prekshme që pritet dhe kërkohet ti ndodhin Kosovës. Pra, e para e punës duhet vepruar më me agjilitet nga ana e institucioneve vendore në drejtim të lobzimit më të madh.

-Mençuria në sjellje politike në raportet ndërkombëtare, paraqitja e fakteve dhe ofrimin e argumenteve pa prejudikim të rezultatit, forcimin e rendit dhe ligjit, më shumë punë se sa fjalë për punën, që si zakonisht tek ne më shume flitet për punë se sa për të kryer punë. Pra me rëndësi është me ofruar zgjidhje për probleme se sa për të folur për problemet. Shumë energji publike në Kosovë po harxhohet në drejtim të përshkimit të gjendjes, pastaj vjen edhe anarkia.

Gjithkush del e flet pa ndonjë përgjegjësi. Politikanë analfabet , qeverisje e dobët dhe jo kualitative , kryesisht prijnë njerëzit pa kurrfarë përgjegjësie. Thjeshtë po japin mendime por ato mendime pastaj në raportet ndërkombëtare shpeshherë bëhen gabimisht , për shkak se prezantimi i problemeve bëhet në mënyrë të gabuar dhe të paditur nga njerëzit në Kosovë, që tingllojnë për veten e tyre bindshëm, por realisht janë të padijshëm. Pra luajtja e rolit të politikanit pa qenë politikan. Pra s’ka kualitet politik dhe jo mendim racional të përgjegjshëm politik. Shumë çështje që ndodhin tek ne sqarohen në mënyrë të gabuar, pastaj në vend se policia dhe prokuroria të merret me dukurit kriminale këtu merren njerëz jo të autorizuar për këto probleme pastaj të njëjtit çuditen pse nuk reagojnë organet.

Pra nuk e kuptojnë profesionin e institucioneve të rendit dhe ligjit , nuk e kanë të qartë se këtë rol nuk e kanë të ashtuquajturit njerëz që shpesh thirren analistë, e që ata njerëz janë asgjë, apo janë vetëm informator dhe gazetar redaksish. Pra ka shumë gjëra që pastaj raportohen në dokumentet ndërkombëtare po në të njëjtën mënyrë ashtu siç bëhen adresimet e problemeve. Kemi shumë probleme që nxisin disa njerëz që nuk janë për ato punë por as vetë nuk e kanë zbuluar veten se për çfarë janë dhe pse kanë mbushur një moshë serioze të jetës. Shumë është me rëndësi pjekuria institucionale dhe shoqërore për tu integruar në një shoqëri multi gjene, dhe multiefektive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".