Mbështetje e fuqishme e BE-së dhe Këshillit të Evropës për Qeverinë  Kurti në luftë kundër krimit e korrupsionit

Mbështetje e fuqishme e BE-së dhe Këshillit të Evropës për Qeverinë  Kurti në luftë kundër krimit e korrupsionit

-Gani Qarri

  • 05 June 2022 - 09:03

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Mbështetja substanciale, që po i vjen Qeverisë së Kosovës nga BE dhe Këshilli I Evropës, duhet ti shërbej asaj që pa vonesë ta përmbyllë gjithë pakon e reformave në sistemin e drejtësisë, e cila për kryefjalë ka Ligjin Vetting dhe fillimin e pastrimit të gjithë sistemit Prokurorial e gjyqësor, për të larguar individët që pa merita, janë emërtuar dhe qëndrojnë në ato pozita, me mbështetje nga nëntoka kriminale dhe krimi i organizuar, në mënyrë ti lirojnë ato pozita, për tu zëvendësuar me profesionistë të guximshëm dhe të pa kapur e të pa korruptuar, nga krimo-politika.

Angazhimi i BE-së dhe Këshillit të Evropës për themelimin e Fondit të Konfiskimit, është edhe një inkurajim shtesë dhe një mbështetje e madhe për Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, si dhe institucionet e sundimit të ligjit në vend, që të jenë më aktiv dhe ta zbatojnë pa asnjë hezitim Ligjin për Konfiskimin e pasurisë  së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Proces ky, që siç dihet nga të gjithë, nuk ka funksionuar asnjëherë, tash e mbi dy dekada, në asnjë nga mandatet e kaluara të qeverisjeve të inkriminuara, kurse Qeveria aktuale ka plotësuar e ndryshuar ligjin, si dhe ka ashpërsuar masat dhe përgjegjësit që duhet të zbatohen nga organet shtetërore të zbatimit të ligji në Kosovë. Madje si Bashkimi Evropian, ashtu dhe Këshilli i Evropës, bashkërisht kanë bërë të ditur se mbështesin fuqishëm, ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë, ndaj dhe është dhënë propozimi konkret edhe për mbështetjen e krijimit të Fondit të Konfiskimit në Kosovë. Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes një projekti të financuar bashkërisht kundër krimit ekonomik – PECK III, më 30 maj organizuan një tryezë diskutimi lidhur me themelimin e Fondit të Konfiskimit në Kosovë që është një hap serioz në mbështetje të Qeverisë, Ministrisë së drejtësisë dhe shtetit të Kosovës, për kompletimin e plotë të pakos ligjore kundër korrupsionit. Sipas një njoftimi për media thuhet se kjo ngjarje u shfrytëzua për të diskutuar për draft koncept dokumentin dhe dhënien e rekomandimeve për themelimin e fondit, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, që paraqet praktikat më të mira ndërkombëtare. Po ashtu në njoftim theksohet se ndonëse vlera e përgjithshme e pasurive të konfiskuara në Kosovë është margjinale, puna për themelimin e Fondit të Konfiskimit është një hap i madh në drejtimin e duhur dhe një detyrim ligjor që buron nga Agjenda për Reforma Evropiane II e Kosovës. “Themelimi i Fondit është i rëndësishëm edhe për faktin se do të mundësoj që pasuritë e grabitura në mënyrë të paligjshme dhe më pas të konfiskuara të shfrytëzohen për përfitime të shoqërisë.

Kështu që BE dhe Këshilli i Evropës presin të punojnë sa më ngushtë, me institucionet e Kosovës për themelimin e këtij Fondi”, ka deklaruar Jarmo Helppikangas, udhëheqës i Seksionit për Sundimin e Ligjit, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Ligjore në Zyrën e BE-së në Kosovë. Ky Projekt është bërë publik dhe diskutuar me një pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të institucioneve kryesore për hartimin e ligjit dhe zbatimin e tij, duke filluar me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Prandaj mbështetja substanciale, që po i vjen Qeverisë së Kosovës nga BE dhe Këshilli I Evropës, duhet ti shërbej asaj që pa vonesë ta përmbyllë gjithë pakon e reformave në sistemin e drejtësisë, e cila për kryefjalë ka Ligjin Vetting dhe fillimin e pastrimit të gjithë sistemit Prokurorial e gjyqësor, për të larguar individët që pa merita, janë emërtuar dhe qëndrojnë në ato pozita, me mbështetje nga nëntoka kriminale dhe krimi i organizuar, në mënyrë ti lirojnë ato pozita, për tu zëvendësuar me profesionistë të guximshëm dhe të pa kapur e të pa korruptuar, nga krimo-politika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".