Bashkim i turpshëm i Edi Rames me Serbinë në “Ballkanin e Hapur”, injoron krimet dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës

Bashkim i turpshëm i Edi Rames me Serbinë në “Ballkanin e Hapur”, injoron krimet dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 11 June 2022 - 17:07

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Është për tu habitur se si Edi Rama tërë kohën nga kur ka filluat të krijohet Ballkani i Hapur, Serbisë i është nënshtrua dhe është treguar si miku më i besueshëm i Serbisë, pavarësisht kombit shqiptar, e që ne kosovarët jemi një komb me atë të Shqipërisë. Ende janë të freskëta ato vuajtje dhe krime që jua kanë shkaktuar serbët shqiptarëve të Kosovës, prandaj është e pakuptueshme se si Edi Rama i qëndron aq besnik dhe i përafërt Vuçiqit për të cilin mirë dihet edhe e kaluara e tij gjatë regjimit të Millosheviqit

-Vendimi i Qeverise së Kosovës për bojkot dhe mos pjesëmarrje në samitin dyditor të Ballkanit të Hapur në Maqedonin e Veriut, është shumë i qëlluar sepse sikur të merrnim pjesë në atë samit Serbia do ta realizonte ëndrrën e sajë që Kosova do të dëshmohej si krahinë e Serbisë, e që në të kundërtën, sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe si shtete të barabarta të merrnin pjesë në këtë samit së bashku, edhe me ato shtetet tjera si pjesëmarrëse, atëherë do ta kishte kuptimin e saj dhe Kosova do të ishte e barabartë në përfaqësimin në atë samit, prandaj duke e pasur të qartë qëllimin e këtij samiti, vlerësimet janë si veprimet më të qëlluara në momentin e rëndësishëm politik dhe strategjik të përpjekjes për bashkëveprim dhe bashkë koordinim lidhur me këtë projekt, në mes të Beogradit dhe të Moskës, autorësia e të cilit u zbulua lakuriq me dështimin e vizitës së Ministrit të jashtëm rus në Beograd për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga vendet anëtare të NATO-s.

Reagimi i ministrit Rus lidhur më dështimin e vizitës së tij në Beograd e zbardhi krejt të vërtetën, duke zbuluar se qëllimi i Ballkani i hapur ka për qëllim të përdoret si instrument i Moskës për shmangien e sanksioneve nga bota perëndimore ndaj këtij shteti. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili e anuloi vizitën e tij në Serbi, për shkak të bllokimit të hapësirës ajrore nga Bullgaria, Rumania dhe Mali i Zi, publikisht e shprehu keqardhjen e thellë për anulimim e kësaj vizite, jo se nuk do të takonte dot miqtë e tij, Vuçiqin, Daçiqin, Dodikun, apo patriarkun serb, por, siç deklaroi vet ai, për një arsye tjetër themelore nuk do të mund të shprehte mbështetjen e plotë të Rusisë për "Ballkanin e hapur".

Ky shqetësim i Kremlinit është real sepse në kushtet e sanksioneve të gjithanshme perëndimore kundër Rusisë, kjo nismë shihet si një shtrirje e fuqishme e interesave te Rusisë dhe një instrument efikas për shmangien sanksioneve nëpërmjet ndryshimit të thjeshtë të dokumenteve të origjinës së mallit, nga origjina e prodhimi rus, në atë serb kështu që kontrabandimi dhe përfitimi Brenda krijesës së “Ballkanit të Hapur do të ishte jashtë çdo kontrolli. Kjo lloj kontrabande me përmasa të gjëra do të mundë të realizohet fare lehtë në një krijesë të tillë sepse Republika e Serbisë ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lire me Rusinë dhe me Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik që dominohet nga Moska, prandaj nuk është vështirë të merren me mend pasojat e rënda për prodhuesit tanë nga vërshimi i mallrave ruse, kështu që edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për ti thënë jo takimit, qoftë edhe si pjesëmarrës formal, duhet vlerësuar dhe çmuar si një veprim nga më të qëlluarit të veprimit politik e strategjik. Tani më këtë anë shtrohet edhe një pyetje për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se çka duhet zbuluar tjetër për tu larguar nga kjo nismë me hile e Serbisë dhe e Rusisë.

Për më tepër, Edi Rama e ka injoruar Kosovën dhe i është nënshtruar e vardisur Serbisë, duke mos pranuar deri më tash se në Ballkanin e hapur implikohen interesat e Rusisë, prandaj shtrohet pyetja e qartë dhe shumë e bazuar se a duhet argument tjetër shtesë për Edi Ramën që të heqë dorë nga kjo nismë që u shërben interesave të një fuqie agresive siç Rusia dhe aleati i saj në Ballkan që është Serbia. Është për tu habitur se si Edi Rama tërë kohën nga kur ka filluat të krijohet Ballkani i Hapur, Serbisë i është nënshtrua dhe është treguar si miku më i besueshëm i Serbisë, pavarësisht kombit shqiptar, e që ne kosovarët jemi një komb me atë të Shqipërisë.

Ende janë të freskëta ato vuajtje dhe krime që ia kanë shkaktuar serbët shqiptarëve të Kosovës, prandaj është e pakuptueshme se si Edi Rama i qëndron aq besnik dhe i përafërt Vuçiqit për të cilin mirë dihet edhe e kaluara e tij gjatë regjimit të Millosheviqit. Në ato kohëra Vuçiqi ishte Ministër në qeverinë e Millosheviqit dhe i kërcënonte myslimanët se nëse ata e vrasin një serb, ne kemi me i vra 100 mysliman. Duke i pasur parasysh ato veprime të tija, dhe sikur të ishte pikërisht ky Vuçiqi i tillë që do ta njihte pavarësinë e Kosovës, e sidomos që një kohë të gjatë gjendet gjatë në pushtet të Serbisë, ende se ka bërë një hap për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, sjelljet e Edi Rames ndaj Kosovës dhe popullit të saj po e habitin edhe popullin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".