BE-ja duhet të ketë politikë unifikuese për ta gjunjëzuar Serbinë në dialog me Kosovën

BE-ja duhet të ketë politikë unifikuese për ta gjunjëzuar Serbinë në dialog me Kosovën
BE-ja duhet të ketë politikë unifikuese për ta gjunjëzuar Serbinë në dialog me Kosovën

Blerim Burjani

  • 12 June 2022 - 09:03

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

 

Gjermania vazhdon të mbaj  qëndrimin konstruktive dhe më kërkesa të qarta për Serbin, por kjo sa do të  përcillet apo sa do të i bashkëngjiten këtij qëndrimi në Bashkimin Evropian, kjo lë për të menduar, për të pritur dhe për të dëshiruar. Problemi akoma paraqitet në faktin se  shumica e shteteve të BE-së ende  nuk janë të qarta ndaj Serbisë dhe nuk kanë politikë të qartë dhe vendime të  prera.  

Pa një politikë më unifikuse evropiane, kur është në pyetje zgjidhja e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë,  nuk mendoj se do të gjunjëzohet Serbia përballë perëndimit. Deri më tash një qëndrim të fuqishëm dhe të qartë e kanë vetëm  SHBA dhe Gjermania ndaj Serbisë sa i përket dialogut dhe epilogut të tij si zgjidhje finale. Këta të tjerët nuk janë në  gjendje të mendojnë qartë dhe prerazi por janë më shumë të fokusuar në një politik jo konstruktive dhe të qartë. Pra nuk mjafton  të  ketë vetëm fjalor dhe kërkesa pragmatike pa ndonjë masë ndëshkuese prapa. Pra duhet të mbështetet prapë me ndonjë masë , nuk mjafton kërkesa për pragmatizëm por pa ndonjë agjendë konkrete. Patjetër që  duhet të ketë agjendë hap pas hapi dhe duhet të ketë limit kohor për qëllimet që duhet të arrihen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".