Agjenda e kancelarit gjerman Scholz në rajon me kërkesë të qartë për dialog e njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Agjenda e kancelarit gjerman Scholz në rajon me kërkesë të qartë për dialog e njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Hajrullah Tërnava

  • 13 June 2022 - 18:45

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Nuk mundë të jetë Kosova pjesë e Ballkanit të Hapur   në këtë mënyrë siç po sillet Serbia, duke e mashtruar popullin serb, duke provuar që ta bindë se  Kosova është akoma  krahinë e Serbisë dhe po merr pjesë në iniciativën Ballkani i Hapur, e që në brendësi këtë iniciativë e përkrahte edhe Rusia,  që del se ajo i ka interesat e saja për një iniciativë të tillë që do të vërehen më vonë.  Prandaj, mesazhi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz është shumë serioz, drejtuar qeverive të Kosovës dhe Serbisë, për zhbllokimin e procesit të dialogut në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje në mes të dy vendeve, nëse seriozisht synojnë perspektivën e shpejtë të anëtarësimit në BE, por edhe heqje dorë nga Ballkani i Hapur dhe rikthimit pa kusht në procesin e Berlinit.

Tani kur vendin tonë e viziton një Kryeministër i një shteti mik,  sikur që është Gjermania, e që për popullin e Kosovës është një mirënjohje e madhe sepse  me këtë vizitë shlyhen ato dilemat me të cilat deri më tani  ballafaqohej populli i Kosovës nga mjegulla që e sillnin të tjerët. Ishin disa politikan të Kosovës e sidomos Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që  angazhohej për  së tepërmi që të jetësohet Ballkani i Hapur, dhe që e përkrahte përpikërish Vuçiqin në mënyrë që  iniciativa  e Ballkanit të Hapur të jetësohet sa më parë. Insistimi për Ballkanin e Hapur është bërë duke mos analizuar në detaje qëllimet e kësaj iniciative, e sidomos kur Kosova në këto procese nuk ishte e barabartë me shtetet tjera që ishin shumë aktive në jetësimin e kësaj iniciative sikur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sepse Kosova për të qenë e barabartë me shtetet tjera,  Serbia duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës, dhe ta shlyej nga harta e Serbisë dhe kushtetuta e sajë si pjesë të saja. Nuk mundë të jetë Kosova pjesë e Ballkanit të Hapur   në këtë mënyrë siç po sillet Serbia, duke e mashtruar  popullin serb, duke provuar që ta bindë se  Kosova është akoma  krahinë e Serbisë dhe po merr pjesë në iniciativën Ballkani i Hapur, e që në brendësi këtë iniciativë e përkrahte edhe Rusia,  që del se ajo i ka interesat e saja për një iniciativë të tillë që do të vërehen më vonë.   Prandaj, mesazhi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz është shumë serioz, drejtuar qeverive të Kosovës dhe Serbisë, për zhbllokimin e procesit të dialogut në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje në mes të dy vendeve, nëse seriozisht synojnë perspektivën e shpejtë të anëtarësimit në BE, por edhe heqje dorë nga Ballkani i Hapur dhe rikthimit pa kusht në procesin e Berlinit. Kancelari Olaf Scholz tha në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog, duke me konstruktivitet dhe pragmatizëm, në mënyrë që të arrihet më shpejtë deri në fazën finale të normalizimit të raporteve dhe njohjen reciproke. “Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshjes gjithëpërfshirëse të gjejnë një zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. E qartë është që marrëveshja duhet të zgjidh çështjen e njohjes së Kosovës”, ka deklaruar Scholz. Përndryshe kancelari gjerman tha se gjermania vazhdon që të angazhohet fuqishëm për Procesin e Berlinit, pavarësisht Ballkanit të Hapur për të cilin janë akorduar Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi. Madje kancelari Gjerman theksoi se sa i takon Procesit të Berlinit do të angazhohet që ai të fillon të jetësohet pa vonesë gjatë këtij viti dhe, deri kah fundi i vitit, kur edhe duhet të mblidhen të gjitha partnerët për të analizuar dhe vlerësuar rezultatet e para. “Dëshiroj që së bashku me partnerët tanë ne kuadër të Procesit të Berlinit, ta ri jetësojë atë këtë vit, dhe ne vjeshtë do të ftojë për një konferencë në Berlin”, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz. Agjenda e diplomatit gjerman në rajon do te jete edhe momenti vendimtar për bindjen e shteteve për shkëputje nga ndikimi rus, për të ju kthyer seriozisht demokracisë perëndimore dhe integrimit më të shpejtë të rajonit në BE. Tani është momenti dhe koha që shteti i jonë por edhe shtetet tjera që pretendonin të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur, ti bashkëngjiten dhe të jenë pjesëmarrës në iniciativën të integrimit më të shpejtë të rajonit të BE-së përmes Procesit të Berlinit dhe kjo iniciativë sikur që premtoj Kryeministri i Gjermanisë, do të jetësohet sa më parë në këtë vit ku do të ftohen të marrin pjesë në konferencën e Berlinit të gjitha shtetet,  partnerët e kësaj iniciative, dhe me këtë iniciative të nxjerrin mësim pozitiv edhe politikajt e Shqipërisë, që në shumë raste nuk po na qëndrojnë pran neve si shqiptar, e që edhe bota civilizuese po habiten me politikat e tillë sikur që është Kryeministri Edi Rama.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".