Krerët e listës serbe të mos amnistohen por të kapen nga Njësia Speciale e Policisë, edhe zvarrë të tërhiqen dhe arrestohen

Krerët e listës serbe të mos amnistohen por të kapen nga Njësia Speciale e Policisë, edhe zvarrë të tërhiqen dhe arrestohen
Krerët e listës serbe të mos amnistohen por të kapen nga Njësia Speciale e Policisë, edhe zvarrë të tërhiqen dhe arrestohen

Dardan Grapci

  • 15 June 2022 - 07:27

Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk duhet të dorëzohet para disa rebelëve serb siç janë: Goran Rakiq, Igor Simiq dhe Slavko Simiq, këta janë thjeshtë pijuna (figura) të shërbimit sekret Serb, andaj nëse dorëzohen para gjykatës sipas datës së caktuar, PSRK-ja duhet të jep urdhër që të dërgohet Njësia Speciale për ti marrë me dhunë për ti dërguar në gjykatë.

Ky skenar i rebelimit të serbëve të Kosovës , krerëve të subjektit politik Lista Serbe po ndodhë tani në kohen kur Kosova po pritet ta merr dritën e gjelbër nga BE-ja dhe KE për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO, me qëllimin e vetëm për ta penguar duke shantazhuar. Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë duhet që të jua tregojnë vendin këtyre tre anëtarëve të listës serbe duke i marrë qoftë edhe zvarrë për toke siç ka ndodhur para disa viteve kur e patën prangosur Marko Gjuriqin.

Prandaj kërcënimet e tilla nga pala Serbe gjithmonë kanë ndodhur në momentet vendimtare kur Kosova ka tentuar të ecë përpara, prandaj tërë ky skenar është i udhëhequr nga shërbimi sekret serb, dhe për këtë duhet të angazhohet AKI-ja, CIA dhe MI6 për ta parandaluar çdo përshkallëzim që mundë të fillohet nga Serbët. Nuk e kuptoj si ka mundësi që Qeveria e Kosovës ka frikë prej Serbëve? Këta janë krejt një grusht njerëz, dhe s’ka asgjë nga ata, e dyta nuk e di pse po ju hyjnë nën këmbë palës Serbe, a deri këtu kemi ardhur si shtet që Serbët të marrin vendime..? Jo, jo, duhet që serbët ti largojmë nga çdo institucion shtetëror e mos të ju japim hapësirë për të bërë pazare kriminale me Beogradin në emër të Kosovës.

Nëse Serbët dëshirojnë me i respektua ligjet e Beogradit e jo të Prishtinës, pse atëherë nuk e lëshojnë Kosovën?, pse atëherë po rrinë këtu kur e dinë që e ardhmja e tyre thuajse ka ngecur mbrapa në kohe, pra në vitin 1999?Liria e lëvizjes dhe jetës, për të jetuar e punuar është e garantuar dhe le ta shfrytëzojnë, le të shkojnë atje ku e ndihen më mirë dhe më të sigurt, derisa nuk i respektojnë institucionet e këtij shteti, të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".