Neglizhenca për hapjen e letrave dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë po i vjen fundi

Neglizhenca për hapjen e letrave dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë po i vjen fundi
Neglizhenca për hapjen e letrave dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë po i vjen fundi

Shqiprim Pula

  • 18 June 2022 - 09:11

Shkruan: ANALISTI- Shqiprim Pula

Krerët institucional të Republikës së Kosovës, do duhej të kërkonin me konsideratë prej kancelarit Gjerman, por edhe të tjerëve liderë, që t'a kërkojnë njohjen për Kosovën tek këto pesë shtete të UE-së, në mënyrë që Kosova t'a ketë më të lehtë çdo rrugë për anëtarësim në organizata Evropiane dhe ndërkombëtare.

-Dialogu i zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tashmë i tej zgjatur për tema të cilat janë trajtuar e shumë prej tyre të papërfunduara, janë si rezultat i tretmanit politikë të krijuar ndër vitesh ndaj Serbisë nga UE-ja si fasilitues. Temat e ngecura pezull, janë si rrjedhojë e epërsisë që i është krijuar Serbisë. Kushtëzimet e herë-pas-hershme ndaj Kosovës ka treguar pabarazinë ndërmjet palëve në dialog. Por, mesa duket, neglizhencës së procesit dhe pezullimit të temave po u vije fundi, bazuar tek vizitat e shpeshta në Kosovë të krerëve shtetëror Evropian dhe udhëheqësve institucional të UE-së, të cilët pareshtur po bëjnë thirrje për përmbyllje të temave dhe arritjen e zgjidhjes me njohje të ndërsjellët.

Përderisa, lidhur me heqjen e regjimit të vizave ndaj vendit tonë, që nga 2018-ta, kur u konfirmua nga Komisioni Evropian përmbushja e kritereve, i cili i bëri thirrje rreshturazi Këshillit Evropian që të merr vendim dhe të heq regjimin e vizave, por, mungesa e vullnetit politikë të disa vendeve anëtare të UE-së (Franca, Holanda e Belgjika), ka krijuar zhgënjimin lidhur me arsyen e 'panjohur' për mos heqjen e regjimit të vizave. Nisur nga domosdoshmëria e vullnetit politikë dhe procedurat që duhet të ndiqen, fillimisht, brenda UE-së e më pastaj tek shtetet anëtare veç e veç, gjasat janë të pakta që një gjë e tillë të ndodh brenda këtij viti kalendarik. Krerët institucional të Republikës së Kosovës, do duhej të kërkonin me konsideratë prej kancelarit Gjerman, por edhe të tjerëve liderë, që ta kërkojnë njohjen për Kosovën tek këto pesë shtete të UE-së, në mënyrë që Kosova ta ketë më të lehtë çdo rrugë për anëtarësim në organizata Evropiane dhe ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".