Optimizëm i matur në pritje të 23 qershorit dhe shpresës për liberalizim të vizave

Optimizëm i matur në pritje të 23 qershorit dhe shpresës për liberalizim të vizave
Optimizëm i matur në pritje të 23 qershorit dhe shpresës për liberalizim të vizave

Dardan Grapci

  • 18 June 2022 - 17:03

Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci

Edhe pse ka optimizëm nga shumë persona lidhur me heqjen e vizave për kosarët në zonën shengen, me një vendim eventual që BE do ta merrte në samitin e 23 qershorit, optimizëm ky që theksohet duke ia filluar nga Presidentja e deri tek shumica e qytetarëve, unë kam shumë frikë që liberalizimin e vizave do ta bllokojnë përsëri Franca dhe Holanda.

Nëse ndodhe që Serbia të mos jetë ajo që do ti bind kundër Francën dhe Holandën, që mos t’ju liberalizohen vizat kosovarëve për të hyrë në fuqi ky vendim qytetarët e Kosovës mundë ta marrin lajmin pozitiv por duhet të presin më së largu deri në fillim të vitit të ardhshëm. Çështja tjetër që shtrohet tani është pyetja, sa është e gatshme Qeveria e Kosovës ta parandaloje ikjen - "LEGALE" - të qytetarëve nga Kosova pas heqjes së kësaj barriere? Sidoqoftë unë nuk pres vendim aty për aty. Pra nuk pres që 23 Qershori ta heq bllokadën menjëherë.

Nuk duhet të jetë kjo pritje me optimizëm të madh. Ajo se çka duhet të synoj Kosova në Samitin e BE-s - Ballkani Perëndimor është që ti kërkojë Serbisë që ti ndërpres propagandat kundër Kosovës nëpër takimet që po i bënë kohëve të fundit, Presidenti i Serbisë Vuçiq.

Edhe pse qytetarët shpresën e vetme e kanë te liberalizimi i vizave, kërkesa ime për palën Kosovare është që mos të nguten për të hyrë në këtë proces, por as mos ti lënë anash bisedimet me Francën dhe Holandën për ti bindur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE dhe Komisioni Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".