Milionerët e dyshimtë  për hetim dhe verifikim nga prokuroria, gjykim dhe konfiskim të pasurisë së kundërligjshme nga drejtësia

Milionerët e dyshimtë  për hetim dhe verifikim nga prokuroria, gjykim dhe konfiskim të pasurisë së kundërligjshme nga drejtësia

Gani Qarri

  • 19 June 2022 - 09:02

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri  

 

Kjo duhet medoemos të ndodhë edhe për faktin se krahasimi, verifikimi dhe hetimi i pasurisë, është i domosdoshëm dhe një ndihmë e pazëvendësueshme edhe për vet fillimin e zbatimit të ligjit Vetting në drejtësinë e kalbur. Duhet  vepruar për ti pastruar përfundimisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar, që e kanë sjellë gjyqësinë dhe prokurorinë e shtetit tonë në këtë gjendje të paprecedent.

Siç dihet nga mbarë opinioni i brendshëm dhe përfaqësitë e huaja diplomatike në vendin tonë, ajo që ka çaluar pafundësisht, për mbi dy dekada me radhë dhe ka penguar në vijimësi dhe më së shumti vendosjen e shtetit të së drejtës, rendin e ligjin dhe vet shtet ndërtimin e mirëfilltë të Republikës së Kosovës, është (pa)drejtësia e kapur dhe e korruptuar deri në fyt, nga partitë e inkriminuara që për mese 13 vite me radhë, nënshtruan me krim e korrupsion permanent, jo vetëm drejtësinë, por u vendosën edhe mbi ligjet dhe vet shtetin e Kosovës.

Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e shtetit, më në fund duhet të nisin urgjentisht hetimin dhe verifikimin serioz, të pasurisë milionëshe dhe multi milionëshe të secilit zyrtarë tek. të cilët shihet publikisht se më të dhënat e deklaruara, nuk kanë shans, ta arsyetojnë posedimin dhe mënyrën e grumbullimit të gjithë asaj pasurie marramendëse, duke varfëruar skajshmërisht, lënë pa liberalizim të vizave dhe izoluar hermetikisht nga gjithë bota demokratike, qytetarët e Kosovës. Për aq më tepër janë një mal milionerësh të politikës dhe gjyqësorit që edhe qytetari më i pa informuar, bindet plotësisht se krejt ajo pasuri e deklaruar, te shumica e zyrtarëve të dyshuar, është krijuar duke vjedhur pasurinë e shtetit dhe të vet qytetarëve, zhvatur e abuzuar me ligjin dhe duke korruptuar personat përgjegjës, të cilët në fakt, do të duhej ta mbronin këtë pasuri, e cila kurrë nuk ishte e milionerëve aktual, por megjithatë ata e grumbulluan të tërën, vetëm për pak vite dhe në mënyrë tërësisht të kundërligjshme. Kështu që është momenti i fundit që tani te bëhet kërkesë zyrtare edhe nga Ministrja e Drejtësisë në adresë të AKK-së dhe Prokurorisë së shtetit, për hetim dhe verifikim të plotë e të detajuar,të gjithë këtyre veprimeve të kundërligjshme, në mënyrë që ti hapet rruga më lehtë dhe më shpejtë edhe fillimit të zbatimit të ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pa ligjshme, ligj ky plotësim-ndryshimi i të cilit ka kaluar në fazën e parë në parlament dhe tanimë pritet vetëm procedura e leximit të dytë dhe shpallja e tij, të plotfuqishëm për zbatim, nga Presidentja. Dhe menjëherë pas miratimit të ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme nga Presidentja e vendit, duhet urgjentisht të filloi procedura e shpronësimeve dhe konfiskimit të të gjitha pasurive të dyshimta, nga kushdo që ka vjedhur, zhvatur e përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme qytetarët, firmat dhe shtetin e Kosovës. Kjo duhet medoemos të ndodhë edhe për faktin se krahasimi, verifikimi dhe hetimi i pasurisë, është i domosdoshëm dhe një ndihmë e pazëvendësueshme edhe për vet fillimin e zbatimit të ligjit Vetting në drejtësinë e kalbur. Duhet vepruar për ti pastruar përfundimisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar, që e kanë sjellë gjyqësinë dhe prokurorinë e shtetit tonë në këtë gjendje të paprecedent. Këto institucione të drejtësisë edhe sot vazhdojnë të dominohen nga krimi e korrupsioni dhe vazhdojnë të dirigjohen prej nëntokës kriminale dhe grupeve të krimit të organizuar, të partive të inkriminuara politike, të cilat deri para pak kohësh ishin vet në pushtet dhe mbanin të kapur çdo gjë, duke qëndruar edhe mbi ligjin dhe vet shtetin e brishtë të Kosovës, derisa populli i Kosovës u tregoi vendin e duhur, në formën dhe mënyrën më të merituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".