Samiti i BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor më 23 Qershor, pritja e kthesës historike për Kosovën

Samiti i BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor më 23 Qershor, pritja e kthesës historike për Kosovën
Samiti i BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor më 23 Qershor, pritja e kthesës historike për Kosovën

Rexhep Shahu

  • 22 June 2022 - 07:38

Shkruan:ANALISTI- Rexhep Shahu

Veprime kaq të forta që prekin kaq shumë shtete ka kohë nuk ka ndërmarrë BE. Viteve të fundit BE-së i ka rënë besimi e simpatia në vendet e rajonit të Ballkanit pasi qytetarët ndjejnë se nuk janë përfill nga zyrtarët e BE-së dhe kjo për faj të qeverive.

-Ndoshta do të bëhet datë e rëndësishme historike 23 qershori 2022, për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë, Ukrainën e Moldavinë. Pritet sipas diplomacisë gjermane që këtë ditë të liberalizohen vizat për Kosovën, të bëhen vende kandidatë Ukraina, Moldavia e Bosnja dhe të çelen negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë. Veprime kaq të forta që prekin kaq shumë shtete ka kohë nuk ka ndërmarrë BE. Viteve të fundit BE-së i ka rënë besimi e simpatia në vendet e rajonit të Ballkanit pasi qytetarët ndjejnë se nuk janë përfill nga zyrtarët e BE-së dhe kjo për faj të qeverive.

Ky veprim i pritshëm i BE edhe imponohet politikisht nga presioni i Rusisë për ta izoluar atë dhe për të ndaluar ndikimet dhe implikimet ruse në Ballkan. Nëse Ukraina bëhet kandidat dhe vendet e Ballkanit avancojnë me 23 qershor Brukseli behet qendër shumë e fuqishme e gravitacionit politik dhe i rritet pesha e simpatisë dhe besimit të vendeve të Ballkanit. Besohet se në këto kohë Gjermania si lokomotivë ekonomike e Evropës po fuqizohet edhe si fuqi liderë e politikës evropian dhe kjo pritet mirë nga vendet aspirantë. Shkurt besohet se 23 Qershori do ta zhduke një farë racizmi të pa artikuluar ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në rajon. Të shpresojmë në vlerat perëndimore dhe në fuqizimin e Evropës. Presidenti serb është shprehur kritik për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe bash edhe për këtë kjo është një sfidë evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".