Raportet për tkurrjen e popullsisë së Kosovës nuk duhet injoruar, duhet ta alarmojnë qeverinë për të vepruar

Raportet për tkurrjen e popullsisë së Kosovës nuk duhet injoruar, duhet ta alarmojnë qeverinë për të vepruar
Raportet për tkurrjen e popullsisë së Kosovës nuk duhet injoruar, duhet ta alarmojnë qeverinë për të vepruar

Dardan Grapci

  • 24 June 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Sa i përket emigrimit këtu fajtor është politika 22 vjeçare që po mbretëron në Kosovë, duke e ditur që asnjëherë këta politikan nuk kanë bërë për këta persona dhe këta që janë ende duke jetuar në Kosovë. Nëse Qeveria nuk fillon të mendoj edhe për qytetarët më të thjeshtë, kam frike që jo deri në vitin 2034, por mundë të ndodhë shumë shpejtë që në Kosovë të mbesin vetëm të moshuarit.

-Shkaku i zvogëlimit të popullsisë, apo më mirë të them të rënies së natalitetit, ka të bëj me papunësinë, sepse kjo pastaj ndikon edhe në rritjen e probleme psikike dhe fizike . Për pasojë shumë çifte të reja kanë frikë të bëhen prind. Tkurrja e popullsisë në Kosovë nuk është zhvillim i fundit për tu bërë lajm. Ka kohë që e keni këtë sëmundje por nuk është alarmuar. Tash kur trendi po vazhdon, raportet për këtë temë janë për tu shqetësuar. Kjo po ndodhë sepse çiftet e reja nuk dinë si të kujdesen për fëmijët apo janë të frikësuar nga ardhmja. Pyetjet që çiftet e reja ia bëjnë njëri-tjetrit se a është e mundur të ja a dalin me rrit fëmijën në mënyrë të përsosur janë me përgjigje të pa njohur apo negative.

Kanë frikë se nëse mbesin pa punë si do i ushqejnë fëmijët etj. Kurse ka edhe çifte që thjeshtë nuk dëshirojnë që të kenë fëmijë. Prandaj këto statistika që janë të publikuar nga ESK-ja janë reale. Sa i përket emigrimit këtu fajtor është politika 22 vjeçare që po mbretëron në Kosovë, duke e ditur që asnjëherë këta politikan nuk kanë bërë për këta persona dhe këta që janë ende duke jetuar në Kosovë.Nëse Qeveria nuk fillon të mendoj edhe për qytetarët më të thjeshtë, kam frike që jo deri në vitin 2034, por mundë të ndodhë shumë shpejtë që në Kosovë të mbesin vetëm të moshuarit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".