Gjermania kundër “Ballkani i Hapur”, iniciativë e dizajnuar nga lidere të lidhur me strukturat e krimit

Gjermania kundër “Ballkani i Hapur”, iniciativë e dizajnuar nga lidere të lidhur me strukturat e krimit

Gani Qarri

  • 25 June 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI - Gani Qarri

Nisur nga fakti se vet ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde ka deklaruar që nuk sheh aspak seriozitet dhe perspektivë për një nismë të tillë si i ashtuquajturi «Ballkan i Hapur» i cili që në start, sikur që ka filluar,edhe është e dizajnuar, për të dështuar, për vet faktin se as që po duket të jetë iniciativë gjithëpërfshirëse.

-Nuk do mend se kjo nismë serbo-ruse, pas vizitës së kancelarit gjerman Olaf Sccholz në Kosovë, do të shembet si kullë prej letre,e cila po vazhdon të lansohet, avokohet e promovohet çmendurisht nga shërbëtori i Serbisë Edi Rama, më tepër se sa nga vet Aleksandër Vuçiqi, duke u munduar ta promovojë "forcërisht" dhe në mënyrën më primitive edhe para medieve në samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Për aq më tepër ambasadori gjerman, Jorn Rohde, e ka bërë të qartë se Gjermania si vendi më i fuqishëm evropian e Promotor i BE-së dhe kancelari gjerman Scholz, miraton vetëm Procesin e Berlinit, të cilin Gjermania e ka promovuar qysh në vitin 2014, për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe Kosova trajtohet shtet i barabartë me vendet tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe te "Ballkani Hapur" i Ramës dhe Vuçiqit. Megjithatë ambasadori gjerman ka shtuar se nuk do ti kritikojnë shtetet që duan ta fuqizojnë bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës së “Ballkanit të Hapur” sepse edhe ashtu nuk është diçka serioze dhe nuk ka asnjë interferim me Procesin e Berlinit.

“Në të gjitha vizitat e tij gjatë javës së kaluar, Kancelari ka qenë i qartë që dëshiron ta ringjallë Procesin e Berlinit, dhe këtë e tha edhe në konferencën për shtyp që u mbajt në Kosovë. Ne e kemi filluar Procesin e Berlinit, Kancelari ynë po e promovon Procesin e Berlinit që është gjithëpërfshirës, prandaj është e qartë, se këto nuk janë vetëm fjalë por vepra konkrete për konferencën që do të mbahet rreth çështjeve që duhen diskutuar për tregun regjional... Kurse sa i takon «Ballkanit të Hapur» për momentin kjo nuk po duket gjithëpërfshirëse sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar ambasadori Rohde. Për të avancuar këtë projekt, sipas ambasadorit gjerman, agjenda e Procesit të Berlinit në vjeshtë do të jetë tregu rajonal dhe njohja e diplomave.

Krejt kjo sipas tij do të jetë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Rohde ka thënë se në vjeshtë do të mbahet konference e udhëheqësve të cilën do ta ftojë Kancelari, ku do të ftohen të gjithë udhëheqësit e regjionit njëtrajtësisht, ndaj natyrisht që priten edhe rezultate. Për procesin e Berlinit, ekzistojnë edhe diplomatët që punojnë me shpresë që të garantojnë se të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e Procesit të Berlinit do të trajtohen barabartë dhe do të ulen në atë tavolinë duke e ditur se nga ky takim do dalin edhe rezultate. Procesi i Berlinit është krijuar më 2014 mes rritjes së euroskepticizmit dhe vendimit të atëhershëm të BE-së , se nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në pesë vitet e ardhshme. Ndërkaq në nismën “Ballkani i Hapur”, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Edi Rama në emër të Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje, ku megjithëse thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, ai vazhdon pa Kosovën, pa Malin e Zi dhe pa Bosnjën e Hercegovinën. Pra pa gjysmën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, prandaj, vet angazhimi dhe ndikimi kundërshtues i shtetit gjerman, do të jetë vendimtar për ta pamundësuar “Ballkanin e Hapur” sipas modelimit të dyshimtë e meskin të Aleksandër Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramës, me gjysmë mbështetjen e kryeministrit sllavo-maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".