Ka shumë individ, të cilët duhet të hetohen nga koka deri te këmbët!

Ka shumë individ, të cilët duhet të hetohen nga koka deri te këmbët!
Ka shumë individ, të cilët duhet të hetohen nga koka deri te këmbët!

Dardan Grapci

  • 03 July 2022 - 08:54

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Duhet të besojmë  që takimet e  Kryeministrit Kurti me liderët e partive opozitare do të sjellin pozitivitet, në shumicën e tyre, por këtë mund ta prishë vetëm LDK-ja dhe eventualisht  PSD-ja por pa ndikim në votat e kuvendit pasi që është një parti politike jashtë parlamentare,  duke e ditur që këta janë realisht kundërshtues të mëdhenj të cilit do hap veprues e reformues që po e ndërmerr Qeveria Kurti.



Votimi i Ligjit të Vettingut do të kalon nëse AAK-ja dhe PDK-ja pranojnë të votojnë PRO ligjit të Vettingut. Mendoj që kjo do të ishte e mjaftueshme dhe pozitive, e gjithashtu afirmative në opinionin publik dhe forcim i besimit te qytetarët për ato parti politike të cilat bashkohen në kauzën e përbashkët me Qeverinë rreth ligjit Vetting.


Ka shumë individ brenda çdo partie politike të cilët duhet të hetohen nga koka deri te këmbët për veprimet e tyre korruptive dhe kriminale. Ministria e Drejtësisë duhet që sa më shpejtë të  kërkoj edhe nga prokuroria Speciale që filloje të kërkoj prova për çdo përfaqësues politik, deputet të tanishëm dhe  ish deputet për ti hetuar se si dhe çka kanë vepruar e si janë pasuruar. Gjithashtu ju them qytetarëve të  Kosovës  se nga momenti kur fillon të zbatohet Ligji i Vettingut duhet të çlirohen e të marrin  frymë lirshëm, sepse drejtësia ka filluar të triumfoj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".