Vendosja e bazes së NATO-se në porte të Shqipërisë,impakt i drejtëpërdrejt për sigurinë

Vendosja e bazes së NATO-se në porte të Shqipërisë,impakt i drejtëpërdrejt për sigurinë
Vendosja e bazes së NATO-se në porte të Shqipërisë,impakt i drejtëpërdrejt për sigurinë

Drizan Shala

  • 17 July 2022 - 09:03

Shkruan: ANALISTI- Drizan Shala

Vendosja e bazes së NATO-se në porte të Shqipëris ka impakt të drejtëpërdrejt për sigurinë e Shqipërisë , Malit të ZI si vende të cilat janë në orbitën e projeksoneve të një luftë hibride të organizuar nga Rusia dhe të zbatuar nga Serbia.

Kosova si një aleat jashtë aleancës ka treguar pozicionin e saj në raport më orinetimin dhe interesave të NATO-s për një ambient të sigurtë brenda por edhe si komponent të jashtëzakonshëm ushtarake e cila është në dispozivion të kësaj aleance. Institucionet politike të Kosoves duhet në aspektin diplomatik të angazhohen në përafrimin e mundësisë së Kosovës të jetë pjesë e një procesi për antarësim në NATO ndërsa në anën tjetër FSK-ja duhet të përshpejtojë të një dinamike të re për të përmbyllur procesin e saj të transformimit përmes një partneriteti të ngushtë më SHBA. NATO pas hapjes se konflikt në Ukrainë ka ndryshuar qasjen edhe fokusin e saj në raport më Ballkanin Perëndimor dhe mundësisë që të rikthehen konfliktet e mundëshme në këtë pjesë të cilët do të mundë të prodhojnë efekt të jashtëzakonshem domino për impaktin e sigurisë së rajonit por edhe vendeve tjera të kësaj aleance. Afërsia territoriale e Kosovës si dhe ri-fuksionalizimi i një sistemi të ri të hekurudhës jep sinjale që kjo bazë është një bazement i sigurt për misionin e NATO-s në Kosove duke garantuar një dislokim logjistik më afër dhe shpejt për sigurin e rajonit të Ballkanit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".