Projektligji mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëhet ligj pa opinionin e Komisionit të Venecias

Projektligji mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëhet ligj pa opinionin e Komisionit të Venecias
Projektligji mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk duhet të bëhet ligj pa opinionin e Komisionit të Venecias

Muhamet Kelmendi

  • 21 July 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ajo që duhet kritikuar është fakti se me këtë parashihet konfiskimin pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme vetë nga komisioni. Palët mbetet të shkojnë nëpër gjykata. Kjo formë tregon se këtu ka duplifikim të punës dhe se asnjë vendim nuk mund të futet në fuqi pa vendim gjyqësor të formës së prerë. Kjo është shumë pozitive. Pas nënshkrimit të Ligjit mbi verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë lypset një kohë për tu krijuar organet kompetente. Zakonisht duhet një vit.

-Projektligji ende nuk është ligj. Duhet të kaloj në votim të dytë, pas punës në komisione, që të shkoj për nënshkrim te Presidenti/ja, për tu bërë ligj. Me nënshkrim, pra, nga Presidenti/ja futet ky ligj në fuqi dhe fillon së vepruari.

Kjo është ana ligjore. Projektligji mbi verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme ka shume mungesa. Disa prej tyre i ka kritikuar ashpër edhe Komisioni i Venecias. Sa janë marrë për bazë nuk dihet ende. Shpresohet se në diskutim të dytë do të merren parasysh vërejtjet përmbajtjesore dhe do të merr formën juridike dhe përmbajtjesore ligji në fjalë. Ajo që duhet kritikuar është fakti se me këtë parashihet konfiskimin pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme vetë nga komisioni. Palët mbetet të shkojnë nëpër gjykata. Kjo formë tregon se këtu ka duplifikim të punës dhe se asnjë vendim nuk mund të futet në fuqi pa vendim gjyqësor të formës së prerë. Kjo është shumë pozitive.

Pas nënshkrimit të Ligjit mbi verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë lypset një kohë për tu krijuar organet kompetente. Zakonisht duhet një vit. E mira është që ky ligj mos të kalojë në procedurë të dytë parlamentare. Çështja duhet të mbetet te prokuroritë dhe te gjykatat. Nuk ka nevojë për organe administrative,që duplifikojnë dhe krijojnë vështirësi të dyfishta. Kjo, sepse, këto i nënshtrohen në çdo formë vendimeve të gjykatave. Mbetet gjykata në akt të fundit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".