E turpshme për kryeministrin Rama, edhe pas hapjes së negociatave me BE-në,mbetet servil besnik antishqiptare të Vuçiqit

E turpshme për kryeministrin Rama, edhe pas hapjes së negociatave me BE-në,mbetet servil besnik antishqiptare të Vuçiqit

Gani Qarri

  • 22 July 2022 - 07:44

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Siç dihet çështja e hapjes së negociatave me BE-në në Bruksel, bëhet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që vije si një realitet dhe kapitull i ri, i cili ka filluar të ecën përpara, e nuk ka të bëjë asgjë me kontributin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin as të ashtuquajturin "Ballkan i Hapur". Përkundër kësaj Edvin Kristaq Rama e ka shfrytëzuar edhe agjendën e Brukselit, mu në ditën solemne të hapjes zyrtare të negociatave për Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë me BE-në, për ta lavdëruar dhe promovuar edhe njëherë projektin e Ballkanit të Hapur, kundër të cilit janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

-Në fakt Shqipëria qysh para 11 vitesh ishte në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave me BE-në, por problemet që shkaktoi Rama duke mos lejuar emërimin e kryetarit të Qarkut të Fierit bënë që kjo të shtyhej deri më tani, i cili nuk miratoi as tri ligjet e nevojshme që asokohe kërkoheshin nga BE, për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Madje problemin e shkaktuar nga Edvin Kristaq Rama me "azganët" e tij, nuk arriti ta zgjidhte as Përfaqësuesi i Komisionit Evropian i ardhur enkas nga Brukseli në Tiranë, me gjithë lutjet e ti që Rama të merrej vesh me opozitën për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe tërheqjen e vërejtjeve se nëse partitë shqiptare nuk dakordoheshin, komisioni i ri i Bashkimit Evropian do ta prolongonte zgjerimin e BE-së të paktën deri më 2019, duke bërë që negociatat me BE-në, ti hapte Mali Zi dhe Serbia, por jo edhe Shqipëria.

Por edhe pse hapja e negociatave me Shqipërinë ndodhi mbi 16 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, dhe plot 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria në Bruksel edhe sot,delegacioni shqiptar ishte pa opozitën, me të cilën Edvin Kristaq Rama nuk ka asnjë bashkëpunim, të cilën duket se e ka zëvendësuar me Aleksandër Vuçiqin. Prandaj, ani pse hapja e negociatave është vetëm fillimi dhe hapi nismëtar në rrugën e gjatë të anëtarësimit të plotë të saj në Bashkimin Evropian, nga sot sistemi i sundimit njëpartiak në Shqipëri do të marrë fund dhe nga tani Shqipëria do të detyrohet të nisë përshtatjen e legjislacionit të vet shtetëror me atë Evropian, për përfshirjen e të gjitha partive politike në misionin e integrimit. Madje megjithëse hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, erdhi vetëm pas pranimit të kombësisë bullgare nga Maqedonia e Veriut, dhe jo nga kontributi i Serbisë apo Aleksandër Vuçiqit, mbetet shumë misterioz fakti se për çfarë borxhi vazhdon ti detyrohet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe sot vazhdon t`ia bëjë avokatinë për projektin e Ballkanit të Hapur.

Siç dihet çështja e hapjes së negociatave me BE-në në Bruksel, bëhet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që vije si një realitet dhe kapitull i ri, i cili ka filluar të ecën përpara, e nuk ka të bëjë asgjë me kontributin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin as të ashtuquajturin "Ballkan i Hapur". Përkundër kësaj Edvin Kristaq Rama e ka shfrytëzuar edhe agjendën e Brukselit, mu në ditën solemne të hapjes zyrtare të negociatave për Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë me BE-në, për ta lavdëruar dhe promovuar edhe njëherë projektin e Ballkanit të Hapur, kundër të cilit janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Përrallat e Ramës se ai dashka të ngre një Shqipëri evropiane në një Ballkan të hapur dhe të fortë”, janë demagogji, të cilës nuk i beson as ai vet, ndaj është koha e fundit që Rama dhe qeveria e tij ta ndryshojnë përfundimisht taktin e veprimit politik dhe diplomatik në favor të interesit kombëtar dhe atij gjithë shqiptar.

Shteti amë, veçanërisht pas hapjes së negociatave me BE-në,nuk guxon të mbetet peng i Serbisë dhe duhet të lobojë më fuqishëm te vendet e BE-së, që në dialog me Kosovën si kusht i integrimit të saj në BE, Serbisë ti vendoset ballafaqimin me të kaluarën e luftës kriminale antishqiptare, të pranoj përgjegjësin për krimet dhe gjenocidin,si dhe ashtu siç kërkohet nga Parlamenti Evropian, ta pranoj edhe shtetin e pa varur të Kosovës si një realitet që nuk mund të zhbëhet dhe as të kontestohet, si kushti kryesor i anëtarësimit në BE!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".