Shpend Ahmeti shpejtë do të përfundon nën pranga, skandali me pronat dhe lejen ndërtimore për NPB-në në Lakërishte

Shpend Ahmeti shpejtë do të përfundon nën pranga, skandali me pronat dhe lejen ndërtimore për NPB-në në Lakërishte
Shpend Ahmeti shpejtë do të përfundon nën pranga, skandali me pronat dhe lejen ndërtimore për NPB-në në Lakërishte

Dardan Grapci

  • 22 July 2022 - 15:35

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

 Nga NPB-ja e deri tek Shpend Ahmeti do të  shkojnë hetimet për dhënien e trollit për ndërtime të “egra” dhe ilegale. Kompania Made Group Contruction duhet të mbyllet përgjithmonë dhe ti merret edhe  leja pronarit, që të mos ketë të drejtë të punojë.

 

Mos ta harrojmë që ky kaos ka filluar gjatë vitit 2019, kurse në vitin 2021 Ministria e Drejtësisë me në fund merr vendim që ta padis NPB-në ( Made Group Construction ) për rrënimin e disa shtëpive, objekte të vjetra të nivelit të ulët,  që kanë qenë pronë e NPB-së, që kanë qenë të ndotura,  dhe që me rrënimin e tyre ka ekzistuar edhe  mundësia që banorët e lagjes Lakërishte të sëmuren nga helmimi  prej  grimcave të azbestit dhe shumë sëmundjeve  tjera që  do të shkaktoheshin nga helmimi me azbest. Gjithashtu as Shpend Ahmeti nuk do të kalojë aq lehtë pa u hetuar, sepse ky ka qenë plani i tij që nga mandati i parë si i pari i Prishtinës, ta shkatërrojë gjelbërimin dhe infrastrukturën e Prishtinës. Prandaj kanë thënë të moçmit - më mirë vonë se kurrë. Ka qenë e ditur që një ditë fundi i skemave kriminale dhe piramidale të Shpend Ahmetit do të ju  vjen fundi, dhe kjo sapo ka filluar. Uroj që drejtësia të shkoje deri në fund si dhe mos të harrojnë që ta marrin në pyetje edhe Shpend Ahmetin dhe ta adresojnë përgjegjësinë e tij institucionale, ligjore dhe penale, e të mos flasim për përgjegjësinë morale.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".