Politikomania mashtruese dhe banale e ish pushtetarëve të ndëshkuar nga populli në opozitën e tanishme kriminale

Politikomania mashtruese dhe banale e ish pushtetarëve të ndëshkuar nga populli në opozitën e tanishme kriminale
Politikomania mashtruese dhe banale e ish pushtetarëve të ndëshkuar nga populli në opozitën e tanishme kriminale

Skender Mulliqi

  • 26 July 2022 - 07:36

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Ne kemi një situatë më shumë probleme zhvillimore , e nuk kemi nevojë për gjendje të krizave të vazhdueshme politke dhe institucionale. Opinioni e gjerë publik gjithnjë e më shumë po e kupton së nuk kemi të bëjmë më opozitë parimore, por kemi të bëjmë më grykësit e biznesit, dhe kemi të bëjmë më punë tjera të interesave personale. Kjo opozitë nuk besojnë në ide përparimtare , nuk dëshirojnë të ju besojnë platformave dhe programeve të mira politike.

-Krejt çka për po angazhohen opozitarët është që ta kthejnë kohën e fitimeve të parasë. Këta janë mësuar që gjithçka të bëjnë më parat e huaja ,edhe ushqimin e kanë pasur për 20 vite gratis. Nuk kemi nevojë nga askush më për të na filozofuar, sepse këtu gjithçka është e ditur. Të vetmin qëllim e kanë jo të bërit politikë, por kanë interesa financiare. Opozitarët planifikojnë jo për avancim të proceseve të ngecura , por planifikojnë të grabisin pushtetin, që ta privatizojnë shtetin, dhe që të mbesin të pa ndëshkueshëm nga ligji, duke I futur sërish milionat në xhep.

Këta po e bëjnë lojën politike që ti kanë të gjitha , duke harruar së njerëzit kanë nevojë për zhvillim dhe mirëqenie .Kjo logjikë e opozitës është logjikë e shekullit të kaluar., në të cilën edhe po financojnë. Këto plane nuk i sjellin asgjë të mirë Kosovës, madje as atyre vet. Çmenduritë politike nuk na duhen. Pushteti merret më votën e lirë, e jo duke shkelur më të dyja këmbët mbi të tjerët. Kjo logjikë politike, nëse ka funksionuar dikur, tash zor që do të vjen në shprehje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".