Dy anët banale e kriminale të kërcënimit me protesta kundër Qeverisë Kurti nga sindikatat fanatike e politike të ndikuara nga opozita

Dy anët banale e kriminale të kërcënimit me protesta kundër Qeverisë Kurti nga sindikatat fanatike e politike të ndikuara nga opozita
Dy anët banale e kriminale të kërcënimit me protesta kundër Qeverisë Kurti nga sindikatat fanatike e politike të ndikuara nga opozita

Arsim Aziri

  • 27 July 2022 - 14:33

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Opozita me sjelljet e sajë destrukrive, duke manipuluar shoqatat e dala nga lufta, në emër të mbrojtjes së të drejtave të veteranëve, dhe duke i orkestruar e dirigjuar sindikatat që vetëm emrin e kanë sindikata të pavarura, sepse janë shndërruar në degë të partive politike në opozitë, po tentojnë ta shkatërrojnë shtetin me qëllimin e vetëm që në emër të interesin të përgjithshëm, ta rrëzojnë qeverinë legale e legjitime, dhe përsëri ta kapin kriminalisht shtetin.

Konsideroj se tendenca për të frikësuar qeverinë Kurti me valë të madhe të protestave, mbështetët në dy dimensione; një për shkak të ndegjegjësisë që e posedon në relacion me realitetin objektiv, dhe një gjë e tillë shtynë në organizimin e protestave duke nënkuptuar kësisoj edhe realizimin potencial të kërkesave. Dhe arsyeja e dyte mendoj se është, ndikimi që sindikatat e ndryshme po e marrin prej partive opozitare, duke e paraqitur qeverinë Kurti si të papërfillshme për gjendjen e cila është kryer në terren. Në krejt këtë pështjellim aspak të lehtë kjo qeveri nuk përmban doza të fajësisë, as për realitetin e krijuar as për gjendjen e rënd e cila i përcjelle partitë opozitare.

Problemet në shoqërinë tonë janë pasojë e keqqeverisjeve të njëpasnjëshme të cilat kanë ndikuar negativisht në krijimin e një situatë që partitë opozitare dhe sindikatat e ndryshme po e shohin në zanafillë te kjo qeveri, që është e pavërtetë dhe jo e drejtë. Me çështja e veteranëve, padrejtësisht po goditet kjo qeveri, duke e kuptuar sendimentin që ka kjo kategori, po përpiqen gjithnjë e më shumë partitë e ish pushtetit ta ndikojnë, dhe ta përdorin si mjet për t'i realizuar interesat e tyre, që është jo etike dhe e padrejtë. Ashtu edhe sindikatat e ndryshme, nuk munden ta paraqesim gabim këtë qeveri, duke i shndërruar këto arsye si pretekste për protesta, janë shumë faktorë pse vendi ynë është në këtë stad, përveç atyre të brendshme që janë pjesë e ish sistemit klientelist për të cilën kjo qeveri nuk është fajtore, ashtu edhe atyre të jashtme, që ndërlidhen me lëvizjen e gjërave në rrafsh ndërkombëtar e që fatkeqësisht në mënyrë indirekte godasin më shumë shtetet në progres e sipër ku bën pjesë Kosova.

Opozita me sjelljet e sajë destrukrive, duke manipuluar shoqatat e dala nga lufta, në emër të mbrojtjes së të drejtave të veteranëve, dhe duke i orkestruar e dirigjuar sindikatat që vetëm emrin e kanë sindikata të pa varura, sepse janë shndërruar në degë të partive politike në opozitë, po tentojnë ta shkatërrojnë shtetin me qëllimin e vetëm që në emër të interesin të përgjithshëm, ta rrëzojnë qeverinë legale e legjitime, dhe përsëri ta kapin kriminalisht shtetin.

hkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".