Reforma në sistemin e drejtësisë po i çmend politikanët e pasuruar përmes rrugëve të hajnisë

Reforma në sistemin e drejtësisë po i çmend politikanët e pasuruar përmes rrugëve të hajnisë

Hajrullah Tërnava

  • 05 August 2022 - 15:52

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava 

Njerëzit që erdhën në pushtet pas luftës, e që për një kohë të gjatë qëndruan në pozita të larta shtetërore, e kishin si qëllim të parë që të pasurohen, gjë që edhe ia arritën ati qëllimi, dhe tani kur pritet krijimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe  jetësimi i ligjit të  Vettingut, të gjithë ata që janë  pasuruar në mënyra të pajustifikuara  i ka rrokë paniku. Po frikësohen tmerrësisht pushtetarët e pasuruar përmes krimit të organizuar, të cilët do ti  godet në formë të tërmetit  procesi i filluar i reformave në sistemin e drejtësisë me miratimin e ligjeve të reja edhe te kontrolli i pasurisë.

 

Pas miratimit në parim, në lexim të parë opozita po kërkon rishkrimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore e cila është miratuar në një atmosferë të tensionuar duke u bojkotuar nga opozita në seancën e kaluar. Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, partitë politike në opozitë kanë kërkuar të kthehet mbrapa në Qeveri edhe njëherë për ripunim nga fillimi Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Opozitarët po konsiderojnë se ky Projektligj nuk është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese dhe si i tillë duhet të ndryshojë rrënjësit për tu rikthyer rishtas nga fillimi në procedurën parlamentare.  Prandaj ky barikadim kundërshtues i opozitës është duke u bërë kundër këtij ligji me qëllim të përfitimit në Kohë, për ti shpëtuar fillimit të zbatimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar përmes abuzimit të thellë dhe zhytjes së tyre gjatë qeverisjes së korruptuar në krim të organizuar. Sikur që dihet të gjitha dobësitë dhe mangësitë e një ligji të miratuar në parim, deri në leximin e dytë dhe votimin përfundimtar në Kuvend, ato dobësi dhe mangësi plotësohen dhe korrigjohen nga deputetët me ndihmën e ekspertëve ligjor, dhe nuk ka asnjë arsye të vetme që ligji ti kthehet qeverisë me refuzim për ripunim nga fillimi. Këtë shpjegim për opozitarët e ka dhënë edhe kryetari i komisionit i cili vjen nga VV-ja, parti në pushtet, duke thënë se  derisa Projektligji ka kaluar në parim tash është e rrugës që i gjithë komisioni të formon një grup punues për ta trajtuar në lexim të dytë këtë projektligj, pasi që pozita dhe opozita janë  të njëjtit mendim që sa i takon çështjes së rekomandimeve nga Komisioni i Venecias, të gjitha rekomandimet e komisionit duhet dhe do të adresohen në këtë projektligj pa asnjë  kundërshtim. Sa më parë që të miratohet ky ligj, edhe situata e kriminalizuar në përgjithësi do të ndryshoj në të mirë të ligjshmërisë, dhe çështja e spastrimit të institucioneve të kriminalizuara do të shpejtohet, kështu që  edhe faktori ndërkombëtar do ta ketë këtë gjë parasysh dhe Kosovës në të ardhmen jo të largët, do ti hapen rrugët drejt institucioneve të BE, e që hapi i parë me siguri do të jetë  vendimi pozitiv për liberalizimin e vizave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".