Shefi i NATO-s me ftesë speciale për Kurtin dhe Vuçiqin, dialogu ka efekt vetëm me njohje reciproke

Shefi i NATO-s me ftesë speciale për Kurtin dhe Vuçiqin, dialogu ka efekt vetëm me njohje reciproke
Shefi i NATO-s me ftesë speciale për Kurtin dhe Vuçiqin, dialogu ka efekt vetëm me njohje reciproke

Muhamet Kelmendi

  • 17 August 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

NATO nuk është subjekt politik, por ushtarak. Nga natyra e punës ka përgjegjësi për rendin dhe sigurinë. Në Kosovë është KFOR i organizuar nga NATO. Këtej është e implikuar NATO edhe ne çështjen e ruajtjes së paqes dhe të sigurisë në Kosovë dhe në Serbi, edhe më gjer, në Ballkan. Në takimin e Brukselit midis z.Stoltenber, sekretarit të NATO-s dhe neoshovenistit Vuçiq dhe të Kryeministrit Kurti, diskutohet vetëm siguria publike.

-Z. Stoltenber do të kërkoi nga dy shtetet, nga Kosova dhe nga Serbia, të kujdesen për paqen dhe sigurinë. Edhe problemi çështjes ushtarake të shtetit serb, duke kërcënuar veriun e Kosovës më arme do të diskutohet në takimin e shefit të NATO-s Stoltenberg me Aleksandër Vuçiqin dhe kryeministrin Kurti. Nga të dytë do të kërkohet që të iket nga gjuha e luftës dhe të kthehen në dialogim. Nuk është çështja e dialogut Kosovë - Serbi çështje e NATO-se. Dialogu mbetet nën udhëheqjen e BE-së dhe të grupeve të krijuara nga Bashkësia Evropiane për dialog. Sa do të ketë sukses dialogu varet kryesisht nga shteti serb. Pa njohje reciproke të pavarësisë dhe të shtetit nuk ka zgjidhje të çështjes.

Njohja reciproke e hap rrugën për zgjidhjen e çështjeve tjera shumë të ndjeshme për shqiptarët dhe Kosovën. Këtu duhet përmendur gjetjen e të zhdukurve, dëmshpërblimin, përgjegjësinë penale dhe çështjet tjera me interes. Këtej Kosova duhet të futë në veprim reciprocitetin me shtetin serb. Në çdo fushë kërkohet aktivizimi i marrëdhënieve bilaterale reciprociteti. Kryesisht kjo vlen në çështjen nacionale. Minoriteti serb në Kosovë dhe shqiptarët e Kosovës Lindore, të Luginës, kërkohen të barazohen në status dhe në liri dhe në të drejta. Me shterin serb vetëm mbi bazën e reciprocitetit duhet të dialogohet. Asgjë jashtë kësaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".