Kjo është rrugaçëria e rrezikshme e politikes antishtetërore e opozitës që don ti shemb edhe themelet e shtetit

Kjo është rrugaçëria e rrezikshme e politikes antishtetërore e opozitës që don ti shemb edhe themelet e shtetit
Kjo është rrugaçëria e rrezikshme e politikes antishtetërore e opozitës që don ti shemb edhe themelet e shtetit

Shefik Shkodra

  • 22 August 2022 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Jemi dëshmitarë në kohët e fundit, se si opozita me arsenalin e shprehjeve, qëndrimin dhe veprimet e tyre kundër Qeverisë së Republikës Kosovës, bëjnë një luftë obstruktive. Nuk zgjedhin mjete për ta mohuar veprimtarinë e saj.

-Në gjendje të rëndë politike dhe ekonomike, në zgrip të dështimeve, kjo opozitë pa kurrfarë maturie vargon gënjeshtra me etiketime të pa qëndrueshme, duke përmendur e duke reklamuar vetëm terr e zi. Ata janë pakica me vetëdije apo pavetëdije, të cilët dëshirojnë t'i bashkëngjiten në politikën e Serbisë, vetëm e vetëm të rrëzojnë qeverinë aktuale. Më në fund, edhe nëse falimenton tërësisht shteti i Kosovës, dikush prej do të ishte i lumtur.

Ani disa bishta nëpër faqet e rrjeteve sociale të këtyre portaleve?! Pse kështu? Sa kohë e kanë qeverisur Kosovën pas luftës kjo opozita e sotme? Asnjë shkallë ngritjeje në aspektin ekonomik, përkundrazi. Veç plaçkë, shteti pa kontrollë, pa respektim të ligjit. Asnjë segment shoqëror i avancuar. Krejt përfitimet i kanë bërë veç për vete, liderët e korruptuar, duke u thirrur në "meritat" e tyre. Krejt aparati shtetëror i lidhur për grupe të caktuara mafioze, të PDK-së, LDK-ës, të AAK-ës. Sa afera e vjedhjeve, e tenderëve, sa vjedhja e buxhetit, etj. Në aspektin politik edhe më keq, si janë të njohura marrëveshjet me Serbinë në dëm të Kosovës.

Panlaverat e mercenarët e portaleve e të TV koçakëve, janë shumë azhur në demonstrimin e rrenave dhe etiketimeve. TV koçakët thërrasin në studiot e tyre për sharje publike. Le ta thotë dikush, kush po i paguan këta të mjerë kundër shtetit të KOSOVËS? Kush ua jep kêtë mundësi të fëlliqin...Pse këta tv koçakët i thirrin të njëjtit rrugaçë, dhe shkumojnë vrer, sipas urdhrave të padronëve të deri djeshëm. Sërish po fusin pyka. Sërish, ata që bashkëpunonin me armikun po shfaqen si engjëj. S'po mundën të bëjnë tregti si më parë.

Po e keqja më e madhe, ndoshta, po duhet ta dorëzojnë pasurinë e "fituar" në mënyrë të pa justifikueshme. Ani do bishta e karrabishta, që kanë lëpirë ndonjë asht nga mbeturinat e padishahut, reagojnë se, krejt fajet menjëherë i ka Albin Kurti. Hë, shkretat. Thua se nuk ka njerëz të tjerë në këtë vend.

Kanë filluar në mënyrë serike organizimet kundër, që nga ata luftëtarët (ishin apo s'ishin aq luftëtarë) të pakënaqur, se Albini i ka fajet. Po edhe për shtrenjtimin e rrymës Albini është fajtor.

Pastaj edhe punëtorët e shëndetësisë nuk janë të kënaqur. Kështu mendojnë. Po kështu i gjeti kjo qeveri.

I cytin do përfaqësues, të ashtuquajtur, Sindikata të Arsimit. Për çka? Për rritje të pagave. Eh, çka kanë luajtur këta analfabetët (qeveritë PDK, LDK, AAK) me arsimin?! Është e çuditshme. Vetëm ata e dinë që ishin në ato kohë punëtor të arsimit, të këtij segmenti të atyre ish qeverive. Tash "për inati të resë më vdektë djali!" Do t'i lënë nxënësit pa mësim. Pak ishte e kaluara, me Covid e pa Covid, shumë dobët.

Gati është një tjetër organizim për protestë. Kush organizon? Shefi BIK-ut. Hë! Ky ka hallin, se është dorëzan, femrat të mbulohen edhe nëpër institucione publike. Menjëherë, sepse urdhër i ka ardhur, që të ngulfatet sa më shumë Qeveria. Kush e di çka bluajnë kokat e këtyre tipave. T'ua imponojnë se shqiptarët kanë vetëm një fe. Se vetëm myslimanët kanë zot, të tjèrë jo. Vetëm ata duhet ta ruajnë fen, etj. Këto grindje e të tjera për ta ndezur zjarrin sa më të madh. Për të mbetur në dorë të askujt.

Kështu dëshirojnë të korruptuarit dhe shpirtshiturit. Pagesat të mëdha për këto kompani për obstruksione kundër shtetit të Kosovës, nga qarqet armiqësore. Parulla: Të gjithë në këmbë për shkatërrim! Kaq është shteti Kosovës. - Çka pat i morëm. Tash jemi të pasur, kurrfarë askujt!...Për ne disa, deti kos u bëftë! Këta tipat që e quajnë veten shqiptar me veprimet veta shumë abuzive (nëse e ndiejnë veten shqiptar), çka mendojnë për ardhmërinë e këtij populli e të këtij vendi? Më në fund, le t'i gjykojë historia!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".