Banditët e fshehur pas emrit sindikalist, po ja bëjnë argatin Vuçiqit, po financohen edhe nga paraja e pistë!

Banditët e fshehur pas emrit sindikalist, po ja bëjnë argatin Vuçiqit, po financohen edhe nga paraja e pistë!
Banditët e fshehur pas emrit sindikalist, po ja bëjnë argatin Vuçiqit, po financohen edhe nga paraja e pistë!

Dr. Hysni Aliu

  • 26 August 2022 - 23:45

Shkruan: ANALISTI-Dr. Hysni Aliu

Vendimet e sindikatave për të marr pjesë në greva në një kohë luftë dhe krize që ka kapluar botën, dhe kur kjo qeveri po bën çdo gjë për ti kthyer dinjitetin popullit, shtetit e kombit, është i krahasueshëm plotësisht me vendimet që merrte komiteti krahinor i atëhershëm, për të shfuqizuar kushtetutën e atëhershme të krahinës së Kosovës. Edhe atëherë ata që merrnin vendime ishin shumë prej tyre shqiptare, por që ia kishin shitë shpirtin Millosheviqit, por dështuan.

-Ashtu siç përmendet edhe pas 30 viteve Rrahman Morina, në të njëjtën mënyrë do të përmenden shumica e krye sindikalistëve të Kosovës, që me mish e me shpirt janë rreshtuar me Serbinë e Vuçiqin.

Me shume vite kam theksuar që ata që i shërbenin pushtetit të mëhershëm ishin të robëruar e shërbëtore që e shitnin veten për pak para, e pushtetarët ishin robërues. Shkoi vite derisa populli e kuptoi që me të vërtetë ashtu është. Populli e kuptoj tek në momentin që pushteti i kaluar tentoi ta copëtonte e pastaj ta zhbënte shtetin e Kosovës. Për të qenë i sinqertë me lexuesit, nganjëherë me vinte rëndë të ju them robërues e robër sepse mendoja mos jam duke gabuar në vlerësimin tim, por muajt, javët dhe ditët e fundit po më vërtetojnë atë që e kam thënë. Opozita i ka mbledhë të gjitha strukturat kriminale atje ku mund ti gjen nëpër sindikata që lirishtë mundë ti quajm sindikata që i shërbejnë Vuçiqit, përjashto atë të shëndetësisë që nuk ju bashkëngjit armiqve të vendit, për ta goditur shtetin e vet në momentin më të vështirë dhe më thelbësor në shtrirjen e sovranitetit edhe në veri të vendit. Më pati thënë njëherë një mik i imi që ka dhënë gjithçka për vendin nga vetja e vet, se Hysni ne nuk e meritojmë shtetin!!! , tani po më vërtetohen fjalët e tij fatkeqësisht.

Të ju qasësh shtetit me shantazhe, kushtëzime e me lypsari të turpshme kjo ndodhë vetëm në Kosovë, e kur kjo bëhet nga sindikatat e arsimit, teoria e mikut tim bunkerizohet. Derisa z. Lajçak e Z. Eskobar, nga Brukseli e SHBA-të nuk lanë gurë pa lëvizur vetëm për të mposht krimin dhe sjell lirinë në Ballkan, krye sindikalistët e Vuëiqit dhe krye opozitarët, ia ngulin thikat mbas shpine qeverisë Kosovare vetëm e vetëm për ta rrëzuar nga pushteti dhe për ta shpëtuar Vuçiqin e Radojçiçin në betejën e tyre për mbajtjen e Kosovës nën kthetrat e kriminelëve. Këta robërues të sindikatave, që së pari i shkatërruan arsimin e edukimin, e thyen dinjitetin e mësimdhënësit, tani po tentojnë të fundosin shtetin i cili është në betejë me Serbinë e Vuçiqit, që ishte një ministër i Millosheviqit. Këta antishqiptar e antikombëtar e anti perëndimor, që ish pushtetarët ua mbyllnin gojën me dreka e darka, e me para të pista ua mbushnin gjepin sa herë që ishin zgjedhjet, siç po duket tani i ka rrok depresioni i rëndë, sepse po ju mbyllet rruga e parasë së pistë që ju vinin nga veriu dhe Vuçiqi. Më kujtohet mirë kur para zgjedhjeve të atëhershme sallat e hoteleve i mbushnin përplot me sindikalist e mësimdhënës të cilët për tri euro shitnin dinjitetin e tyre. Tani, z. Kurti nuk din për korrupsion, nuk ofron eskorta seksi e prostitucion ashtu siç bëhej më parë, për të jua mbyllur gojën atyre që janë të thirrur për të mbrojtur dinjitetin e punëtorit. Vendimet e sindikatave për të marr pjesë në greva në një kohë luftë dhe krize që ka kapluar botën, dhe kur kjo qeveri po bën çdo gjë për ti kthyer dinjitetin popullit, shtetit e kombit, është i krahasueshëm plotësisht me vendimet që merrte komiteti krahinor i atëhershëm, për të shfuqizuar kushtetutën e atëhershme të krahinës së Kosovës. Edhe atëherë ata që merrnin vendime ishin shumë prej tyre shqiptare, por që ia kishin shitë shpirtin Millosheviqit, por dështuan.

Edhe këta krye sindikalistë e ata që po i përkrahin nga opozita, janë shqiptarë, por janë duke i shërbyer Vuçiqit e Rusisë, si rrjedhojë do të fundosen ashtu siç u fundosen atë botë shërbëtorët e Millosheviqit, e eshtrat e tyre tani prehen në Beograd. Kërkesa për 100 euro shtesë derisa të zgjidhet problemi, në kohën kur ligji i punës është në procedurë dhe sindikatat mundë ti bëjnë komentet e vete për ndryshime dhe plotësime, është një kërkesë që tregon që këta njerëz janë lypsar, pa dinjitet e dashuri për atdheun, andaj ashtu edhe duhet të trajtohen nga ky popull. Unë kam shkruar më herët që z. Kurti është duke gabuar që po ju nënshtrohet lypsarëve, sepse nga psikologjia e di që nëse e keqja kalon pa pasoja, ajo do të përsëritet sërish. Unë i ftoj njerëzit me dinjitet në arsim, dhe shërbimet civile në përgjithësi, që të formojnë kryesitë e vërteta të sindikatave të punëtorëve, dhe ti bëjnë zero lypsarët që përveç që e kanë shit vetveten po duan ta shesin edhe shtetin e vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".