Institucionet e Kosovës duhet të mendojnë seriozisht për një program afatgjatë social në funksion të stimulimit të planifikimit progresiv të familjes që është në interesin nacional

Institucionet e Kosovës duhet të mendojnë seriozisht për një program afatgjatë social në funksion të stimulimit të planifikimit progresiv të familjes që është në interesin nacional
Institucionet e Kosovës duhet të mendojnë seriozisht për një program afatgjatë social në funksion të stimulimit të planifikimit progresiv të familjes që është në interesin nacional

Arsim Aziri

  • 27 August 2022 - 12:13

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Për shkak që qeverisjet e kaluara kanë krijuar pa perspektivë të rëndë, kjo tash po prodhon situata ku të rinjtë shpresën e vetme e kanë ikjen me çdo kusht. Edhe parashikimet OKB-së janë plotësisht të sakta ku Kosova konsiderohet si njëri ndër vendet që do të prekët shumë nga vala e ikjeve të mëdha dhe për një kohë të gjatë do minimizohet popullsia, sepse analizat e OKB-s e shfrytëzojnë realitetin aktual dhe të dhënat besnike statistikore të institucioneve vendore.

-Të gjitha raportet statistikore që po zhvillohen në vend këto vitet fundit, e të cilat janë të fokusuara tek trendët e lëvizjes së numrit të popullsisë në Kosovës, janë raporte që na bëjnë të alarmohemi e shqetësohemi shumë për trendin në rritje të largimit të qytetarëve të Kosovës për në vende të tjera, madje edhe duke u larguar për periudha afatgjata kohore, pa shpresë për rikthim në vendlindje, gjë që po ndikon dukshëm në zvogëlimin e numrit të banorëve rezident të Kosovës dhe jo vetëm. Segment tjetër është ulja në kufirin e fundit të numrit të lindjeve në Kosovë, sepse qiftet e reja, që nga paslufta e këndej, nga mungesa e perspektivës dhe standardi i ulët i jetesës nuk preferojnë të kenë më shumë se 1 apo dy fëmijë. Ky zvogëlim drastik i lindjeve po e shton me nxitim të madh rrezikun e humbjes së madhe të numrit të popullatës. Të gjitha këto janë probleme të akumuluara për afro 22 vjet apo keqqeverisja besnike dhe e aplikuar në vazhdimësi në vendin tonë e që tash po prodhon pasoja, dhe këto pasoja do të vazhdojnë edhe për shumë kohë, derisa të ndërtohet një program i veçantë nacional social i përkujdesjes për standardin e familjes. Për shkak që qeverisjet e kaluara kanë krijuar pa perspektivë të rëndë, kjo tash po prodhon situata ku të rinjtë shpresën e vetme e kanë ikjen me çdo kusht.

Edhe parashikimet OKB-së janë plotësisht të sakta ku Kosova konsiderohet si njëri ndër vendet që do të prekët shumë nga vala e ikjeve të mëdha dhe për një kohë të gjatë do minimizohet popullsia, sepse analizat e OKB-s e shfrytëzojnë realitetin aktual dhe të dhënat besnike statistikore të institucioneve vendore. Qeveria aktuale, është vetëm në fillet e përpjekjes së shtrirjes së një projekti gradual për investim në mirëqenien e qytetarit, sidomos në celulën e familjes, në rrafshin social, por do të duhet dekada që trendi negativ të ndalohet dhe pasojat e së kaluarës të riparohen për ta pasur pastaj trendë të lëvizjes pozitive të shtimit të planifikuar të popullatës, planifikimi progresiv i familjes, në mënyrë që të ndalet trendi negativ që rrezikon seriozisht substancën e etnitetit dhe vetë përbërjen demografike të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".