Spicat e sindikatave dhe të tjerëve kundër qeverisë, ndihmë e sinkronizuar në favor të Serbisë!

Spicat e sindikatave dhe të tjerëve kundër qeverisë, ndihmë e sinkronizuar në favor të Serbisë!
Spicat e sindikatave dhe të tjerëve kundër qeverisë, ndihmë e sinkronizuar në favor të Serbisë!

Shefik Shkodra

  • 28 August 2022 - 09:18

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Pulat e ndukta të Sindikatës, nuk kanë reaguar për ndryshime pozitive e plan-programe të përshtatshme të vendit, e as për ata mësimdhënës të pa përgatitur. Nuk kanë reaguar as për raste amorale. Nuk kanë reaguar as për lënie rrugëve të punëtorëve të arsimit, si tepricë teknologjike, as për heqjen e lëndëve mësimore “ala bashibuzuçke” dhe futjen e të tjerave për interesa të punësimit të qarkut të klanit e “ilaka”. Nuk janë interesuar as për kushtet dhe pagat e mësimdhënësve, të cilët ishin shtylla kryesore viti 1990 e deri në fillimin e luftës. Qeveritë me këto sindikata, me dhunë i kanë pranuar kuadrot, me dhunë e direktiva i kanë emëruar drejtorët nëpër shkolla. Pulat e ndukta nuk kanë reaguar asnjëherë. Padronët e oligarkët i kanë komanduar Sindikatat e Arsimit.

​-Tash në truallin e Kosovës janë shfaqur tipa të njerëzve ende të panjohur: “dijetar” më dijetarët; “të mençur”, më të mençurit; “vizionarë” më vizionarët; “guximtarë” më guximtarët, më heronj se heronjtë, e mbi të gjitha, “atdhetarë” më atdhetarët se çdo njëri prej atyre që kanë sakrifikuar edhe jetën deri më tash. Natyrisht, shqiptari kundër shqiptarit shet trimëri. Konica e përdori thënien e vjetër latine, duke ia shtuar edhe shkallën sipërore të mbiemrit: ‘Homo hominis lupus, femina feminae lupior, Albanus Albani lupissimus est. Leksiku dhe shprehjet më të “sofistikuar” për kundërshtarët politik janë më të ndryshme.

Epitetet e fëlliqtë, arsenali i sharjeve publike, të pa dëgjuara as nga adoleshentët më të shfrenuar të rrugëve, janë aftësia e inteligjencës të këtyre disa shqiptarëve. Më së lehti është për ta. Këtë e kanë dhuratë nga demokracia, që nuk e kuptojnë një pjesë e tyre dhe futen emocionalisht aty ku, nuk e kanë aftësinë dhe mundësinë. Një fjalë e popullit na ka mbetur deri më sot: “Mjerë ai që nuk ia di hallin veti!” Ai s’ka pasqyrë dhe nuk shikohet në ndonjë pus uji pas shiut.

Atdhetari i sotëm, si e quan dikush veten – “patriot”, jep shenja të një sëmundje ngjitëse e përsëritëse shekullore ndër ne. E madje, habitet njeriu kur dëgjon ndonjë që i thotë vetit politikan shqiptar: “Pa i dhënë diçka Serbisë nuk bën!” Shihe, ti, çfarë atdhetari ky farë tipi politikan! Këtu han e pinë, pa ia fut askush thonjtë në fyt, thirret në atë farë alternative...nëse ndodh kjo, është diçka që shërbehet nga diçka e dikush tjetër, dominuese, por ne nuk është e thënë që, apriori ta potencojmë e ta pranojmë.

I mençuri-budalla, si ta hapësh gojën për diçka, të thotë, “leje, leje se, këtë e di unë më mirë!” Në sytë e tij shkrep vizioni i rrejshëm rreth lidhjeve për shoqërizim të atyre grupeve me misione me të lehta e dobi sjellëse, të shpejta e të begatshme për vete dhe familjen. Qoftë edhe me ndërrim kombi e me shitje të atdheut. Mendja e tyre! Sikur dalin prej dheu, lugetër! E përsëritin si dogmë, herë majtas herë djathtas. Herë mbi udhë herë nën të. Herë pa vetëdije, ku del e fundit. Dijetari i sotëm (që ka pri e po prin me dhunë) mburravec, vetë lavdërues. Krejt, thotë, i kam mësuar në internet. E di historinë më mirë se ata që e kanë specializuar.

E di shkrimtarin dhe shkruaj më mirë se ai e ky shkrimtar, kudo e nga do që janë. Shikoja shkrimin që e bën publikisht tipi i tillë! Tash përziejnë edhe për drejtshkrimin, për gjuhën, duke e quajtur të pa vlerë dhe i panevojshëm! Trubadurët e kanë një tjetër drejtshkrim kombëtar dhe një gjuhë tjetër, që dallon. Duan një komb tjetër. Edhe veshje e emblema të tjera për t’u dalluar si komb i ri, nga shpikësit apo “novatorët epokal”. Dija dhe mençuria e juaj e vetë hiperbolizuar, mund të rrezitet e të digjet në shkretinë, jo t’u imponohet shqiptarëve me mend në krye.

Shamia nuk i mbron të rejat tona nga çfarëdo rreziku! S’ka rëndësi kush është, nga kush vjen ideja, e rëndësishme është dhe e vlershme, të mos i frikësojmë fëmijët tanë nga vdekja, para se të bëhen të vetëdijshëm për këtë jetë. Ata janë trashëgimtarët tanë. Edhe ata ndërtojnë dhe ua lënë atyre që vijnë. Jo kur të plakemi ne, krejt duhet të mendojnë “botën e amshueshme”. S’e kjo që e jetojmë është “botë e rreme” dhe “guri mbi gurë mos mbettë pas nesh!” Po kjo botë që është e “rreme”, kush do të punonte për të gjallëruar njerëzimi? Kaq dimë ne. Kaq kemi mësuar. Që të mbetemi sërish vetëm robër në botën e civilizuar.

Këtë e dëshiron dhe e planifikon armiku! SBASHK-U me spicën e vet në dorë, kurdoherë që thërrasin padronë (Anakronike) Sindikata e arsimit spica politike, njëherë e pushtetmbajtësve, edhe tash e të njëjtëve, veç në opozitë, të bashkuar për rrënime, sipas urdhrave të padronëve. Si pulat e ndukta, të ashtuquajturit, përfaqësues të Sindikatave, do të thotë, të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të arsimit, po duan ta kryejnë detyrën sipas planit të tyre të nënvizuar. Se askush nuk po kujdeset për mësimdhënësit. Pagat të ulëta. Çmimet e larta. Po, a ka inventar të mjaftueshëm dhe kushte të tjera për zhvillimin e mësimit? Nejse,...s’duhet të shkojmë më tutje.

Mësimdhënësve kurrë shoqëria nuk ka mundur as nuk mund t’ua plotësojë kushtet e nevojshme në kushtet tona. Unë jam njëri prej mësimdhënësve nga viti 1972 deri më 2013. I larguar dy herë. Herën e parë më 1982, në kohën kur Serbia me disa shqiptarë e ndiqte nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar. Herën e dytë, nga shqiptarët shikista të PDK-ës. E di mirë se si janë qeverisur shkollat tona. SBASHK-u ka qenë larg mësimdhënësve, afër PDK-istave dje LDK-istave. Të grumbulluar gra dhe meshkuj, qofshin edhe me kualifikime të mesme e edhe nga ndihmësit e Serbisë. S’ka rëndësi arsimimi shqip nga elementë pa përgatitje e përbuzës, ishin të nevojshëm për vota, jo për mësime. Kështu kishte filluar themelimi i shtetit të Kosovës.

Pulat e ndukta të Sindikatës, nuk kanë reaguar për ndryshime pozitive e plan-programe të përshtatshme të vendit, e as për ata mësimdhënës të pa përgatitur. Nuk kanë reaguar as për raste amorale. Nuk kanë reaguar as për lënie rrugëve të punëtorëve të arsimit, si tepricë teknologjike, as për heqjen e lëndëve mësimore “ala bashibuzuçke” dhe futjen e të tjerave për interesa të punësimit të qarkut të klanit e “ilaka”. Nuk janë interesuar as për kushtet dhe pagat e mësimdhënësve, të cilët ishin shtylla kryesore viti 1990 e deri në fillimin e luftës. Qeveritë me këto sindikata, me dhunë i kanë pranuar kuadrot, me dhunë e direktiva i kanë emëruar drejtorët nëpër shkolla. Pulat e ndukta nuk kanë reaguar asnjëherë. Padronët e oligarkët i kanë komanduar Sindikatat e Arsimit.

Këto parti në koalicione, nuk kanë menduar për arsimin e fëmijëve tanë, as për ligj e shtet juridik e legjitim. Sindikata ka qenë vegël e këtyre oligarkëve në krye të shtetit, një pykë për çarje. Tash janë sërish vegla e po të njëjtëve, veç në opozitë. SBASHK-u u pa edhe kur nuk ua dhanë pagat jubilare a përcjellëse, pas përfundimit të karrierës së mësimdhënësve (p sh. në Gjilan), dhe për këta nuk pati asnjë reagim. Se për ligj e gjyq, vetëm ata që kanë pasur njerëzit e vet në ato banda i kanë marrë pagat. Megjithatë, ne disa, nuk jemi përkulur. Nuk jemi zvarritur te këmbët e këtyre fëlliqanëve.

Sindikata ka qenë selektive, jo e të gjithë punëtorëve të arsimit. Këto Pulat e ndukta nuk i kanë as Degët e veta e nëndegët, veç arbitrarisht, qysh ka thënë njëri prej atyre politikanëve, me ide të hershme, “pse e pyesim popullin, na i zgjedhim vetë” (kuadrot, deputetët) për sundim dhe pronësi tonën, do të thotë, të sundimtarëve. Këta, Sindikatat i kanë pasur shtyllë “gjurulltie”, për të thirrur si me alarm e me komandë: - Ngrituni!...- Uluni! Kaq. Sipas nevojës së tyre. Krejt shablloni i Qeverive të Serbisë. Shih, këtu, mercenarizmin e Sindikatave të vetë-zgjedhura, të përzier me atë politikën e pashembullt.

Kjo po vijon...Tash këta Rrahmanët e sotshëm, përfaqësues të këtyre Sindikatave, nuk e kanë me seriozitet dhe me ndjenja atdhetarie. Nuk duan ta ndjejnë dëmin që ua shkaktojnë nxënësve tanë dhe nuk e bartin problemin e arsimit shqiptar, si ata më parë, edhe këta janë sinonim i zhvillimit të ngjarjeve politike të opozitës dhe të tjerëve. I shërbimeve të jashtme dhe të brendshme, kundër një qeverie, e cila sapo filloi të rendit rregulla dhe të zbatojë ligje. Tash zilja bien nga opozita, ish pushtetarët dhe të tjerët, për të cilët mjaft është folur, e më shumë do të flasë historia në të ardhmen për ta, sado me tipare e sjellje të gërditshme. Aleanca e këtyre batakçinjve del dhe lidhet me politikën e Serbisë.

Këta janë më të kënaqur, të fitojë Serbia në kurriz tonë, se sa Kosova. Sindikata po përpiqet që ta çojnë urdhrin e padronëve në vend. Që ta kafërdis mirë e mirë për qejfin e opozitës dhe të vuçiqëve e të adhuruesve e të bashkëpunëtorëve të tyre. Rrahmon, po të ishe në një vend tjetër, politikisht pak më të egër, a do të pushoje disa kohë në burg bashkë me sponzoruesit? Sigurisht po. Veç e ke fëlliq veten, kanë me të lënë në “lloç” padronët. Mbaje veten!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".