Ndoshta, reciprocitetit duhet t'i themi lamtumirë, ti kthehemi kartës së bashkimit kombëtar!

Ndoshta, reciprocitetit duhet t'i themi lamtumirë, ti kthehemi kartës së bashkimit kombëtar!
Ndoshta, reciprocitetit duhet t'i themi lamtumirë, ti kthehemi kartës së bashkimit kombëtar!

Fadil Maloku

  • 28 August 2022 - 22:48

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Nëse vërtetë po tentohet të shtyhet reciprociteti edhe për tre muaj (qysh paskan paralajmëruar Lajçak e Eskobar), atëherë, unë mendojë që pala kosovare (qeveri, opozitë, shoqëri civile, mediatike, ASHAK, etj.) duhet ta rishqyrtojnë si taktikën e deritanishme, ashtu edhe strategjinë (nëse, natyrisht ka pas ndonjëherë; sepse, në Bruksel qysh tha edhe ambasadori Hill “Serbia ishte e përgatitur për negociata...” , që nënkupton se pala kosovare atje shkoi, sikurse herëve tjera "me duar në xhep) e veprimit dhe angazhimit, karshi Serbisë dhe partnerit tonë strategjik ShBA-ve.

- Arsyeja e vetme është se po shihet ashiqare, po edhe po dëshmohet që rruga e reciprocitetit, ishte jo vetëm e padobishme por edhe një rrugë qorre që shërbeu vetëm për "blerjen e kohës"që Serbisë i nevojitet, derisa Rusia t'ia lidhë kryet frontit të hapur në Ukrainë, e assesi rrugë e zgjidhjes. Kosova, sot si asnjëherë më parë, ka nevojë për një konsensus partiak, ideologjik, politik, e civil, që i del përballë si makinerisë serbe, po edhe u jap përgjigje ambicieve të miqve, po sidomos interesave të amerikane në rajon që po shpresojnë se duke bërë koncesione në dëm të Kosovës, do e arrijnë "shkurorëzimin" e Serbisë me Rusinë. Unë mendoj, që po vjen koha ta aktivizojmë "kartën" e harruar të bashkimit. Jo si kërcënim, por si taktikë për t'i rehatuar si interesat tona ashtu edhe ato amerikane, në Ballkan. Politikë bërësit shqiptar, duhet ta rikujtojnë përherë leksionin e testuar makiavelist, që; Në politikë,s'ka miqësi të përhershme, por, ka vetëm interesa të përhershme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".