Dy dekada me njerëz të krimit në krye të ish-Qeverive, Kosova po rrezikohet edhe me zvogëlimin alarmant të numrit të popullsisë!

Dy dekada me njerëz të krimit në krye të ish-Qeverive, Kosova po rrezikohet edhe me zvogëlimin alarmant të numrit të popullsisë!
Dy dekada me njerëz të krimit në krye të ish-Qeverive, Kosova po rrezikohet edhe me zvogëlimin alarmant të numrit të popullsisë!

Dardan Grapci

  • 29 August 2022 - 19:10

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Unë mendoj që krejt kjo lëvizje negative demografike vjen nga shkaku i problemit kryesor që është papunësia, por edhe pagat e vogla minimale sa për të mbijetesë dhe jo për standard me kushte së pakut mesatare të standardit të kohës. Qeveria e Kosovës duhet që të punon më seriozisht në këtë drejtim, dhe deri në vitin 2030 ta krijoj një plan projekt për stimulimin e çifteve të reja duke i punësuar si dhe duke ju ndihmuar nënave të reja të cilat duhet të motivohen e stimulohen që të vendosin të kenë jo më pak por më shumë se 3 fëmijë.

Prognoza e OKB-s për tkurrjen e popullsisë në Kosove deri në 50% sikurse edhe në disa vendetë tjera në Ballkan dhe Evropë nuk duhet jetë edhe aq alarmante sepse kjo shifër mund të ndryshojë në të ardhmen, nëse do të kemi një ndrysim në mentalitetin e qeverisjeve të deritashme, ku politikat qeverisëse do të orientohen me program tëveçantë nacional në rrafshin social.

Nëse flasim për kohën e sotme dhe trendët e zvogëlimit drastik, tepër të shpejtë të numrit të popullsisë së Kosovës, atëherë ky rezultat negativ po ndodhë si pasojëe shtimit të papunësisë, nivelit të ulët të interesimit të të rinjve për krijimin e familjes së re, për shkak të problemeve tëpazgjidhura sociale. Po ashtu këtu ndikon edhe ana tjetër, ajo e vendimit të qifteve të reja që zakonisht nuk duan të kenë më shumë se 1 ose 2 fëmijë në familje për shkak të kushteve të vështira sociale.

Unë mendoj që krejt kjo lëvizje negative demografike vjen nga shkaku i problemit kryesor qëështë papunësia, por edhe pagat e vogla minimale sa për të mbijetesë dhe jo për standard me kushte së pakut mesatare të standardit të kohës. Qeveria e Kosovës në vazhdimduhet që të punon më seriozisht në këtë drejtim, dhe deri në vitin 2030 ta krijoj një plan projekt për stimulimin e çifteve të reja duke i punësuar si dhe duke ju ndihmuar nënave të reja të cilat duhet të motivohen e stimulohen që tëvendosin të kenë jo më pak por më shumë se 3 fëmijë. Vetëm në këtë mënyrë do të kalohet kufiri i kuq i rrezikut të tkurrjes së popullatës duke u rritur në mënyrë të planifikuar dhe të simuluar nataliteti në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".