Kosova nyje kyçe e situatës serioze në Evropë -SHBA po bëhet gati!

Kosova nyje kyçe e situatës serioze në Evropë -SHBA po bëhet gati!
Kosova nyje kyçe e situatës serioze në Evropë -SHBA po bëhet gati!

Blerim Burjani

  • 31 August 2022 - 00:16

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

SHBA –të po e shtojnë prezencën e saj edhe me ushtrinë e saj, edhe me aeroplanmbajtës, në rajon dhe Evropë, duke vlerësuar se situata është serioze, andaj përgatitjet për skenar të befasueshëm po bëhen edhe nga SHBA edhe nga NATO.

-Në këtë rrafsh të raporteve ndërkombëtare, zgjidhja raporteve Kosovë-Serbi është vetëm një nga çështje në Evropë. Siguria e luhatur në Evropë ka bërë që SHBA të intensifikojnë përpjekjet për të ndal befasitë Ruse në Evropë. Gjasat janë që pas asociacionit një marrëveshje kalimtare me dispozita kalimtare në marrëdhëniet ndërshtetërore gjithëpërfshirëse, janë disa modele ndërkombëtare që mbajnë dispozita caktuara strikte që sjell më vonë zgjidhjen përfundimtare, pra ka modele të kësaj natyre mendoj që mundë të ndodhë një marrëveshje përfundimtare, varet nga propozimet që bëhen dhe çfarë qëllimesh dëshirohen të arrihen. Marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të përmbaje pikat kryesore si në vijim: 1. Njohjen reciproke të shteteve dhe kufijve ndërshtetëror dhe sovranitetit sipas së drejtës ndërkombëtare. 2. Respektimin reciprok të shteteve në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. 3. respektimin reciprok të të drejtave të pakicave dhe garancionet e të drejtave. 4. Themelimin e Grupit ndërshtetëror për sukcesion. 5. Themelimin e misioneve diplomatike në të dy shtetet, 6. Zbatimin marrëveshjeve të deritashme të arritura në Bruksel.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".