Nuk mund të quhet luftë kundër krimit dhe korrupsionit vetëm ndrrimi i pushtetit, duhet të kemi riformatim të kabinetit qeveritarë!

Nuk mund të quhet luftë kundër krimit dhe korrupsionit vetëm ndrrimi i pushtetit, duhet të kemi riformatim të kabinetit qeveritarë!
Nuk mund të quhet luftë kundër krimit dhe korrupsionit vetëm ndrrimi i pushtetit, duhet të kemi riformatim të kabinetit qeveritarë!

Skender Mulliqi

  • 03 September 2022 - 08:40

Shkruan: ANALISTI –Skënder Mulliqi

Shumë për këto vite janë përmendur më të drejtë fjalët krim i organizuar dhe korrupsion. Ku është lufta kundër korrupsionit? Sigurisht së ka filluar , por nuk mund të jemi shumë të kënaqur. Nuk mund të quhet luftë kundër krimit dhe korrupsionit vetëm ndërrimi i pushtetit.

Nuk them që pushteti i ri nuk e ka filluar luftën ndaj dukurive negative në shoqëri, por shtrohet pyetja së apo luftohen mjaftueshëm ato? Na duhen ndryshime në brendi, ndryshime revolucionare, për ti larguar të këqijat në të cilat jemi katandisur nga ish pushtetet. Korrupsioni na ka sjellë në gjendje të vështirë , na është bërë gjendje normaliteti .Me duket mua së janë të nevojshme ndryshimet kadrovike në shumë sisteme edhe në kabinetin aktual qeveritarë. Nuk na nevojitet logjika e riciklimeve. Ministrat dhe ministritë janë për të bërë punë të mira dhe të mëdha, pas gjithë asaj sallamadie dhe hajnie shumë vjeçare në Kosovë. Kjo qeveri e re nuk guxon ti ngjajë atyre të vjetrave!Prandaj edhe deklarimi i kryeministrit Albin Kurti për mundësi ndryshimesh në kabinetin qeveritarë është diçka shumë e logjikshme. Dihet së për dy vite nuk ka mundësi të vidhet, nëse dikush ka tentuar apo edhe ka vjedhë, sa është vjedhur për 20 vite. Por a është e mirë një logjikë e tillë? Sigurisht që jo së Kosovën , kjo logjikë , e ka pru buzë greminës ekonomike-sociale , më varfëri ekstreme,më largime masive nga vendi, më izolim nga bota demokratike…

Nuk duhet lejuar që lufta kundër korrupsionit të ndalet, si nuk duhet të legalizohet korrupsion i ri, apo të lejohet një normalitet i tij i ri. Është shumë i dëmshëm sllogani politik së “korrupsion është kur vjedhin të vjetrit”, kurse “luftë kundër korrupsionit është kur vjedhin të ritë”!Më këto logjika politike nuk luftohet korrupsioni, nëse dikush ka menduar .Rrugët demokratike për të krijuar një shtet ligjor, dhe funksional janë shumë më ndryshe , jo siç është vepruar deri më tash. Pushteti iri duhet ti ngjeshë radhët që seriozisht të luftohen dukurit negative .Që më shumë verbalisht i kanë luftuar këto dukuri , i kemi pasur regjimet e vjetra.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".