Serbia në mënyrë indirekte dhe të heshtur po detyrohet ta njeh Kosovën

Serbia në mënyrë indirekte dhe të heshtur po detyrohet ta njeh Kosovën

Hajrullah Tërnava

  • 04 September 2022 - 09:44

Shkruan: ANALISTI –Hajrullah Tërnava

Kësaj situate të përshpejtimit të pajtimit dhe njohjes reciproke i ndihmon edhe gjendja e krijuar tani e disa muaj nga kur është bere invazioni Rus ndaj Ukrainës, e që e tërë bota demokratike ne krye me Amerikën dhe NATO- ne, janë në përkrahje të luftës së Ukrainës ku edhe shteti i Kosovës është e radhitur në përkrahje me shtetet demokratike, dhe i vetmi shtet që po e përkrah Rusinë është Serbia, gjë që këtij shteti do ti sjellë shume dëme në të ardhmen, gjë që këtë tani po e kupton edhe Serbia, prandaj duke u bazua në këto rrethana tani është edhe momenti që ndërkombëtaret të bëjnë presion mbi Serbinë, për të ardhur deri te njohjet reciproke, në kufijtë ekzistues pa këmbim territoresh, dhe në kufij të ish kushtetutës se vitit 1974.

-Ndërmjetësimet qe po ndodhin tani mes ndërkombëtare që të ndodh njohjet reciproke tani është një shenjë pozitiv që premton se mund të ndodh një njohje reciproke, në një kohë të ardhme, me qen se nga këto bisedime u arrit reciprociteti i dokumentacionit të udhëtimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gjë që me këtë u arrit një e lehtësim të popujve të këtyre dy shteteve, dhe një thjeshtësim tani i atyre që udhëtojnë në shtetet Serbi dhe Kosovë, sepse tani secili qytetar që udhëton në njërin nga këto shtete, është i obliguar ti tregoj dokumentin zyrtar të shtetit të tij, sikur që është letërnjoftimi apo pasaporta.

Ky sukses i arritur i këtyre ditëve në mes dy shteteve është premtues se gjëra të tilla do të ndodhin edhe ditëve në vijim, e që pritet që ngjashëm të ndodhë edhe me tabelat e regjistrimit të veturave, edhe që Serbia po insiston që tabelat e veturave të jenë me KS, kurse Kryeministri i Kosovës nuk u pajtua me këtë, dhe ai insiston që tabelat e veturave të jenë me regjistrim RKS, gjë që pritet tani të jetësohen shkresat sipas qëndrimit të Kryeministrit Kurti, dhe nëse arrihet edhe kjo marrëveshje e tabelave, tani lirisht mund të themi se njohja reciproke ve është duke ndodhur, kurse në ndërmjetësimet e ardhshme që i udhëheqin gjithnjë ndërkombëtaret sikur SHBA dhe BE, të gjitha gjasat na qojnë me besua deri edhe te njohja reciproke zyrtare që do të ndodh muajve në vijim, sepse kjo gjë është në dobi të dy shteteve Serbi-Kosovë, dhe këto dy shtete duhen të avancohen dhe të shpejtohet rruga e tyre drejt BE, për të qenë si shtete pjesë përbërëse të BE.

Zhvillimi i këtyre dy shteteve në të mirë të qytetarëve të këtyre shteteve duhet të ndodhë, dhe tani kufijtë e shteteve sikur në BE do të jenë vetëm kufij formal, dhe e tërë BE-ja do të jetë nga jashtë me kufijtë e saja, kurse nga brenda si shtete që e formojnë BE-në, nuk do të ekzistojnë kufijtë mes atyre shteteve, dhe lëvizjet në tërësi do të jenë të lira, pavarësisht se në çfarë pjesë të BE ka dëshirë të lëvizet.

Kësaj situate të përshpejtimit të pajtimit dhe njohjes reciproke i ndihmon edhe gjendjao bota demokratike ne krye me Amerikën dhe NATO- ne, janë në përkrahje të luftës së Ukrainës ku edhe shteti i Kosovës është e radhitur në përkrahje me shtetet demokratike, dhe i vetmi shtet që po e përkrah Rusinë është Serbia, gjë që këtij shteti do ti sjellë shume dëme në të ardhmen, gjë që këtë tani po e kupton edhe Serbia, prandaj duke u bazua në këto rrethana tani është edhe momenti që ndërkombëtaret të bëjnë presion mbi Serbinë, për të ardhur deri te njohjet reciproke, në kufijtë ekzistues pa këmbim territoresh, dhe në kufij të ish kushtetutës se vitit 1974. Kësaj njohje i ka kontribuar edhe Gjykata Ndërkombëtar e Drejtësisë, kur shteti i Serbisë e pat paditur Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, dhe mu ky gjyq e konfirmoj të drejtën e shpalljes së kësaj pavarësie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".