Përfundimisht jo "Ballkani i Hapur", është vetëm një shaka pijanecësh serbo-shqipfolës

Përfundimisht jo

Gani Qarri

  • 07 September 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI–Gani Qarri

Në fakt i ashtuquajturi "Ballkani i Hapur", siç e dëshmoi pak kohë më parë edhe ministri rus Sergej Lavrov, është projekti më i ri serbo-rus për krijimin e "Botës serbe", shtrirjen e ndikimit rus, në Ballkanin Perëndimor, ndërprerjen e rrugës së integrimeve evropiane të shteteve të kësaj pjese të Ballkanit si dhe largimin e tyre nga Perëndimi.

-Kristofer Hill nuk është Amerika, dhe ai shpreh vetëm mendimet e tij personale, si një ambasador në një shtet ish okupator të Kosovës si Serbia fashiste, e cila edhe mbi 23 vjet pas dëbimit të saj me luftë nga vendi ynë, vazhdon të mbajë qëndrim armiqësor dhe këmbëngul publikisht në pretendime territoriale ndaj pjesëve më vitale të Republikës së Kosovës. Madje edhe gjatë luftës për liri dhe çlirim nga okupatori serb, Kristofer Hill një kohë kishte shoqëruar edhe njerëz të tillë si z.Gelbard i cili UÇK-në e quante organizatë terroriste, por që në fund SHBA dërguan z.Hollbruk për të rregulluar çështjet politike me Serbinë dhe Millosheviqin, ndaj nuk duhet habitur as sot kur njerëz të joshur pas parasë dhe interesave personale, bëjnë deklarata si ato të Kristofer Hill, në përpjekje për t`ia imponuar Kosovës edhe fantazmën serbo-ruse të emërtuar njëherë si "Mini Shengen", pastaj "Ballkan i Hapur" e nëse arrin të marrë formë dhe kthehet në kontur vepruese, pa vonuar shumë do të quhet me emrin e vërtetë "Bota serbe" të proklamuar jo fort moti nga Vulin dhe Vuçiqi vet!

Në fakt i ashtuquajturi "Ballkani i Hapur", siç e dëshmoi pak kohë më parë edhe ministri rus Sergej Lavrov, është projekti më i ri serbo-rus për krijimin e "Botës serbe", shtrirjen e ndikimit rus, në Ballkanin Perëndimor, ndërprerjen e rrugës së integrimeve evropiane të shteteve të kësaj pjese të Ballkanit si dhe largimin e tyre nga Perëndimi. Se "Ballkani i Hapur" është një shaka pijanecësh serbo-shqipfolës, e dëshmoi edhe thirrja qesharake e Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi u dehë mirë me "verë të zezë" serbe, u bëri thirrje publike nga Beogradi edhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të largohen nga BE dhe ti bashkohen fantazmës çalamane serbo-ruse, të ashtuquajtur “Ballkani i Hapur”, pra një absurditet i llojit, i cili flet më shumë se mijëra fjalë dhe mund të nxirret vetëm nga goja e dikujt që ka humbur plotësisht kontrollin mendor dhe rënë nënë ekstazën e verës së thartuar të “Open Ballkans” sponsorizuar nga Aleksandër Vuçiq.

Prandaj është fat i madh për ne, që politika jonë shtetërore, nuk varet as bëhet nga ambasadorët e huaj në vendet e treta, e aq më pak nga ata të cilët hanë ndoshta jo vetëm bukën por edhe paranë e Serbisë, për ta fol një fjalë më tepër në favor të saj, por nga udhëheqësit e zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të shtetit tonë, ngase siç thotë një fjalë e vjetër popullore shtëpitë e mëdha, përveç të mirave kanë edhe mbetje që duhet trajtuar dhe mënjanuar me kujdes për të mos mbi kontaminuar ambientin, ndaj Kosova për fat të mirë sot ka mundësinë të zgjedhë se cili mendim e ide, është për tu hedhur, e cili i përshtat interesave të saj, dhe ia vlen të rezervojë mundin dhe kohën e duhur për tu marrë me te.

Përndryshe siç shprehet edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Melihate Termkolli, ishte Kristofer Hill dhe ndonjë tjetër që edhe kur Kosova digjej në flakë nga Serbia fashiste dhe luftonte me gjak për pavarësi e çlirim, nga pushtuesit kriminel e gjenocidial serb, deklaronin se Kosova duhet të mjaftohej me autonomi "substanciale" brenda Serbisë, kurse Gelbard edhe në ato çaste të rënda për popullin tonë të shumëvuajtur, nuk pati hezituar ta quante UÇK-në organizatë "terroriste"! Mjerisht qëndrimet aktuale të z.Hill dëshmojnë se edhe 23 vite pas çlirimit nga Serbia, ai jo vetëm që nuk kanë ndryshuar fare, por deklaratat e tij shkojnë përsëri po në atë drejtim, që Hill & Co pretendonin dikur, se Kosova duhet të mbetej nën okupim. Kristofer Hill, pa pasur tendencën më të vogël, për ta ofenduar, duket se ka ngelur shumë prapa në kohë, dhe ende i sheh gjërat në prizmin e para një çerek shekulli, kështu që thirrja e tij jo vetëm që është tepër e gabuar siç u tregua i gabuar para 23-24 vitesh por edhe tani para rreth 3 javësh,kur tha se Kryeministri Kurti paska shkuar i papërgatitur në takim me kriminelin Vuçiq në Bruksel, gjë që doli tërësisht e kundërta, ngase ishte Vuçiqi ai i cili u detyrua të pranonte kërkesat e drejta dhe të mirë përgatitura nga kryeministri i Kosovës, veçanërisht atë për qarkullimin e lirë dhe zëvendësimin e targave ilegale serbe me ato legjitime të Republikës së Kosovës, kur Kosova mori mbështetje të plotë nga mbarë bota. Kështu që thirrja e Hill-it, nuk është fare serioze, e mbase edhe aspak sfiduese për qeverinë e Kosovës dhe politikën tonë shtetërore në tërësi, i cili ani pse ambasador i SHBA-ve, i dërguar nga demokratët në Beograd, ai duket të jetë shumë më i afërt në qëndrime me dylberin Grenell, që përditë flet pa e pyetur askush për asgjë, sesa me qeverinë e demokratëve të cilët udhëheqin me SHBA-të. Për aq më tepër Kosova tash e mbi 14 vite është shtet i pavarur, e cila për gati një shekull nën okupimin serb, është ngopur dhe i kanë dalë për hunde projektet e turli farë llojshme serbosllave, ndaj dhe punon pareshtur, për t`iu ikur sa më larg projekteve "de-mode"serbe dhe bashkangjitur projekteve të avancuara euro-atlantike që kanë pranuar pavarësinë e shtetit tonë, nuk kanë pretendime territoriale ndaj tokave të Kosovës dhe janë në interes për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve tanë, e jo projekteve të ish ministrave të Millosheviqit si ky për Ballkanin e hapur, që është vazhdimësi e ideve ultra nacionaliste serbe për krijimin e Serbisë së madhe dhe gllabërimin e Kosovës, me një mënyrë tjetër.

Në fakt Shqipëria edhe pas Luftës së Dytë Botërore futi gjuhën serbe si lëndë mësimore në të gjitha shkollat e Shqipërisë si dhe krijoi bashkimin doganor me Jugosllavinë tititse, ndaj kjo traditë e njohur për Kosovën, vazhdon edhe me Edvin Kristaq Ramën për të ashtuquajturin "Ballkan i hapur", duke u promovuar deri në çmenduri vetëm nga Edvin Krisaq Rama, i cili duket se po ta kishte në dorë forcën ushtarake dhe mundësitë e fushëveprimit që kishin dikur komunistët në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe ky njëjtë si ish diktatori Enver Hoxha, do ti kishte nisur brigadat ushtarake shqiptare, për ta nënshtruar me forcë Kosovën, dorëzuar atë kriminelit Vuçiq dhe rifutur me dhunë "vëllazërore", nën okupimin e Serbisë fashiste.

 

Kështu që "Ballkanin e hapur", vazhdojnë ta propagandojnë me ngulm vetëm dy persona të kritikuar për gjithçka, si Edvin Kristaq Rama e Aleksandër Vuçiq, të cilët gjenden në mandatin e fundit të udhëheqjes shtetërore, përderisa Bosnja edhe pse shtet i përzier më tepër është vëzhguese sesa pjesëmarrëse serioze, kurse Mali i Zi, as që përfaqësohet zyrtarisht, por pjesë merr, një kryeministër jovalid serbofil, si Abazo-viqi, i cili pak kohë më parë ka shitur edhe kulturën dhe traditën mbi 6 shekullore malazeze të popat serb, për çka edhe u shkarkua me plot të drejtë, nga parlamenti i Malit të Zi.

Edhe deklarata tjetër e Ambasadorit Hill, e kopjuar nga Rama, se kinse pjesëmarrja e Kosovës në nismën për Ballkanin e hapur, do të ishte në funksion të përfitimit të njohjeve të reja, ai do duhej ta sqaronte se për cilat njohje bëhet fjalë, pasi që FYROM, Mali i Zi dhe Shqipëria, tanimë e kanë njohur Kosovën, kurse "njohja" e Kosovës si pjesë e Serbisë, me futjen nën okupimin serb, as që i duhet Kosovës, ngase Kosova është shtet më vete, e lirë dhe e pavarur e njohur nga mese 120 shtete anë e mbanë botës dhe me pavarësi të vulosur nga organi më i lartë juridik i OKB-së si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Prandaj, përderisa vet Serbia, është ajo që bënë çdo gjë për të penguar njohjet e reja, për Kosovën, me këshilla si kjo dhe të ngjashme të Kristofer Hillit, Kosova as që duhet të merret me to, ngase Kosova ka ambasadorin amerikan në Prishtinë i cili nuk bënë deklarata të tilla, gjë që dëshmon se Kristofer Hill bënë deklarata për konsum në Serbi, që tanimë janë njëjtësuar me ato të Edvin Kristaq Ramës, i cili nën opiumin e muzikës serbe dhe verën e zezë të Vuçiqit, pa fije turpi edhe gjuhën shqipe, midis Beogradit, e quajti gjuhë të çuditshme.

Kristofer Hill nuk ka qenë asnjëherë e nuk është as tani sponsorizues i pavarësisë as lobues për njohje të reja të Kosovës, ndërsa SHBA-të, pa z.Hill, ishin dhe mbeten çliruesi, shtet formuesi, mbështetësi i shtet ndërtimit dhe sponsorizuesi kryesor i të gjitha arritjeve të Republikës së Kosovës që ka mundësuar të gjitha garancitë ndërkombëtare të sovranitetit shtetëror e politik të vendit tonë, sigurisë e bashkëpunimit të gjerë në aspektin ekonomik dhe perspektivës së integrimit euro-atlantik në rajonin ende të pa stabilizuar plotësisht të Ballkanit Perëndimor, për të cilat populli dhe shteti ynë i ri, u mbeten mirënjohës të përhershëm dhe falënderues përgjithmonë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".