Kur politika nuk ka moral, ka interes!

Kur politika nuk ka moral, ka interes!
Kur politika nuk ka moral, ka interes!

Faik Krasniqi

  • 10 September 2022 - 17:13

Shkruan: Analisti - Faik Krasniqi

Duhet ta lëmë hipokrizinë anash. Transfere të deputetëve nga njëra parti në tjetrën ka pasur në çdo legjislaturë. Do të ketë edhe në të ardhmen deri sa ligji ua lejon.

- Kur LVV e transferoi vitin e kaluar deputeten e PDK-së kam qenë kategorikisht kundër, por sot për këta që po e kritikojnë transferimin e deputetes së saj në LDK ishte gjë e mirë. U pëlqente diçka që nuk është e mirë. Kam reaguar edhe unë këtu dhe në media. S'më ka pëlqyer ajo gjë, sepse LVV patë thënë që ne kurrë nuk bëjmë gjëra të tilla. Ishte një gjë që s'më patë pëlqyer fare, sepse kur thua që do të jem ndryshe duhet edhe ta dëshmosh.

Prandaj them që mos u tregoni hipokrit edhe ju të LVV që po e kritikoni, por edhe ju të LDK-së që po i duartrokitni rikthimit në parti, sepse nesër nëse edhe Vjosa do të kthehej do të ishte e mirë, edhe pse s'keni lënë gjë të zezë pa i thënë. Kurse për palën tjetër do të bëhej tradhtare dhe ato që i ka thënë LDK kur i braktisi do t'i thotë LVV-ja . Politika nuk ka moral. Kjo është politika, sidomos në shtete pa shtet. Gjithmonë e kam thënë se kush futet në politikë futet për veten e tij, dhe jo për ty apo për mua. Aty humb morali, humb njerzillëku. Njeriu zhvishet nga parimet. Bëhet tjetër njeri, edhe pse nuk e pranon. Gënjen, mashtron, bëhet i pafytyre, nuk e mbanë fjalën!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".