Mbi 2 miliardë euro fatura e dëmeve të Serbisë në luftën kundër shtetit të Kosovës

Mbi 2 miliardë euro fatura e dëmeve të Serbisë në luftën kundër shtetit të Kosovës
Mbi 2 miliardë euro fatura e dëmeve të Serbisë në luftën kundër shtetit të Kosovës

Dardan Grapci

  • 12 September 2022 - 16:41

Shkruan: ANALISTI–Dardan Grapci

Qeveria e Kosovës, duhet urgjentisht te filloje përgatitjet për paraqitjen e faturës së kostos së dëmeve e krimeve serbe të luftës në publik, sepse bëhet fjalë për dëmet ëe ia ka bërë Kosovës Serbia gjatë luftës. Edhe pse qeveritë e kaluara janë betuar që do e padisin Serbinë në vepra asnjëherë nuk ka ndodhur.



Tash janë pozitive dhe shpresëdhënëse lajmet që na vijnë nga Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu e cila thotë se ka një ekip të përgatitur brenda kabinetit të qeverisë që po mbledh fakte dhe po mobilizohet për ta paditur shtetin serb për krimet dhe dëmet e luftës. Prandaj pa shumë vonesë Qeveria Kurti 2 duhet që këto kërkesa t'ia adresoje edhe komisarit për dialog me Serbinë, Mirosllav Llajcak. Albin Kurti duhet patjetër të kërkoje kompensim nga Serbia për dëmet ia ka bërë Kosovës, ku vlera totale është hiq më pak se 2 miliard euro. Po ashtu  duhet të  kërkohet që ushtarët serbë të cilët kanë qenë pjesëmarrës në luftë kundër Kosovës, të gjykohen për krimet e tyre.  Edhe pse kanë kaluar 2 dekada nga përfundimi i luftës, Serbia asnjëherë nuk e ka marre guximin që ti qes para gjyqit, ushtarët të cilët kanë bërë krime dhe masakra në Kosovë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".