Provokimet e strukturave ilegale kriminale në veri, sfidë serioze për shtetin

Provokimet e strukturave ilegale kriminale në veri, sfidë serioze për shtetin
Provokimet e strukturave ilegale kriminale në veri, sfidë serioze për shtetin

Drizan Shala

  • 14 September 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI: Drizan Shala

Pra ne duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të kërkojmë një bashkërendim më të ngushtë më KFOR -in si dhe EULEX dhe të hartohet një plane i përbashkët operacional që do mund të garantohej siguria /rendi dhe ligji në atë pjesë dhe mos të dalim në një situatë e cila mund të prodhoj edhe ndonjë ndryshim radikal në atë pjesë duke “lejuar” interferim të drejtpërdrejt përmes strukturave të xhandarmërisë së Serbisë në atë pjesë duke u thirrur në rezolutën 1244 . Kërkohet kujdesi , syqeltësia, bashkërendimi si dhe subkordinimi më partnerin tonë strategjik SHBA.

-Situata në veri të vendit ka mbetur në një stad interesant ku shkëndija e vogël mund të prodhoj situata të pa lakmueshme, ku kërcënimet janë evidente në çdo pjesë të territorit, por më theks të veçantë i kemi aty ku vepron dhe operon Policia e Kosovës. Afishet e vendosur për gjatë katër komunat të vendit , ku bëhet thirrje për anarki ,kërcënime kundër forcave të rendit si ato ndërkombëtare por edhe vendore , kjo po jep një mesazh politik që nuk do të pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit të rendit dhe ligjit në atë pjese.

Ky mesazh po është edhe me i fuqishëm ku dihet që mbrapa gjithë kësaj iniciative po qëndron një aparaturë e tërë e shtetit të Serbisë të cilët janë duke përdorur grupet kriminale në atë pjesë , strukturat paralele të sigurisë së tyre, strukturat e sigurisë se shtetit të tyre dhe gjitha këto së bashku janë duke prodhuar një situatë e cila mund të ndizet nëse nuk jemi të vëmendshëm politikisht në gjetjen e alternativa për të tejkaluar situatën e tillë.

Pra ne duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të kërkojmë një bashkërendim më të ngushtë më KFOR -in si dhe EULEX dhe të hartohet një plane i përbashkët operacional që do mund të garantohej siguria /rendi dhe ligji në atë pjesë dhe mos të dalim në një situatë e cila mund të prodhoj edhe ndonjë ndryshim radikal në atë pjesë duke “lejuar” interferim të drejtpërdrejt përmes strukturave të xhandarmërisë së Serbisë në atë pjesë duke u thirrur në rezolutën 1244 . Kërkohet kujdesi , syqeltësia, bashkërendimi si dhe subkordinimi më partnerin tonë strategjik SHBA.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".