Liberalizimi i vizave për Kosovarët dhuratë për fillimin e qeverisjes së mirë që është premtuar nga Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani

Liberalizimi i vizave për Kosovarët dhuratë për fillimin e qeverisjes së mirë që është premtuar nga Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani

Gani Qarri

  • 18 September 2022 - 08:58

Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri

Pas deklarimit të përbashkët të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, falë angazhimit të pareshtur të presidentes së vendit dr. Vjosa Osmani dhe luftimit të vendosur e të pa kompromis të korrupsionit e krimit të organizuar nga Qeveria Kurti, duket se këtë vit, përfundimisht do të jetësohet shpresa e qytetarëve të vendit tonë, për liberalizimin e vizave edhe për shtetin e ri të Kosovës. 

 

Madje përderisa Franca, e cila, siç dihet, ishte pengesa kryesore, tani për fat të mirë edhe ajo iu bashkua thirrjes gjermane për lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen.

Tani mw po duket se epilogu i stërzgjatur i liberalizimit të vizave, në dy-tre muajt e ardhshëm,përfundimisht do të marr epilogun e dëshiruar për ne. Për aq më tepër, gëzon shumë fakti se thirrjes së Gjermanisë, mikes më të madhe të Kosovës në BE, i janë bashkuar edhe dy shtete me më së shumti ndikim në Bashkimin Evropian si Franca e Polonia dhe nga tani i ashtuquajturi “Trekëndësh i Veimarit”, do të veprojnë bashkërisht në mbështetje të Kosovës, shtete këto, të cilat premten, kanë lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit gjeopolitike, përfshirë edhe ngjarjet në Ballkan. Edhe në deklaratën e ministrive të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, përveçse thuhet se të tri këto shtete bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ato jo rastësisht, i dhanë kartonin e kuq idesë serbo-ruse, të ashtuquajtur "Ballkani i Hapur" të propaganduar aq shumë nga Vuçiqi dhe Edvin Kristaq Rama, duke cekur se, Gjermania, Franca dhe Polonia si shtetet, aktualisht më të rëndësishme vendimmarrëse të BE-së, janë të përkushtuara fuqishëm për avancimin e Procesit të Berlinit, për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe ndihmuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Dhe për shkak të rëndësisë që i kushtojmë rajonit, në shenjë të mbështetjes sonë të përbashkët, ne kemi rënë dakord për një vizitë trepalëshe në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të evokojmë forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis BE -së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor”, u tha pos tjerash, në komunikatën e përbashkët. Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të "Trekëndëshit të Veimarit", po shtrohet me seriozitetin më të madh edhe nevoja e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse finale, të detyrueshme për të dyja vendet. “Ne mbështesim plotësisht BE-në, e cila udhëheq dialogun Kosovë-Serbi dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre evropiane, të kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në këtë deklaratë. Kështu që Qeveria Kurti, me vendosmërinë e treguar dhe veprimet adekuate që ka ndërmarr deri më tani, për rivendosjen e rendit e të ligjit, si dhe luftimin e pa kompromis të korrupsionit e krimit të organizuar, të lëna si trashëgimia më e rëndë dhe problematike, nga qeveritë e kaluara,të partive të inkriminuara politike, duket se do të jetë Qeveria më fatlume e Kosovës, së pasluftës, e cila fal angazhimit parimor legjislativ dhe politik, do ta ketë “nderin” e merituar, që përveçse të identifikohet si qeveri e liberalizimit të vizave, të hy në histori edhe si udhëheqje shtetërore e cila me ndihmën e miqve ndërkombëtar, kurorëzon marrëveshjen gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".