Sindikalistët e politizuar po përdoren si mjet shantazhi nga opozita e korruptuar kundër qeverisë Kurti me projeksionin kriminal për ta rrëzuar 

Sindikalistët e politizuar po përdoren si mjet shantazhi nga opozita e korruptuar kundër qeverisë Kurti me projeksionin kriminal për ta rrëzuar 

Hajrullah Tërnava

  • 18 September 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava 

Vetë Kryeministri Kurti ka deklaruar pas takimit me sindikalistët se mënyra e kushtëzimit të tyre me kërkesa është shantazh me prapaskenë tjetër e cila shumë shpejtë do të merret vesh. Pra derisa ata kanë kërkuar 100 euro, dhe qeveria ka  ofruar 50 euro, kurse  e ata kanë kërkuar ose krejt ose hiç, kjo, nuk është qasje  e drejtë por kjo është mënyrë e shantazhit.

 


Bojkotimi i mësimit nëpër shkollat kosovare është një ndodhi turpi i cili po stërzgjatet, e kur e kemi të qartë nivelin e shkollimit qe po na e vlerëson PISA si të fundit , prandaj me këto bojkotime të mësimit nëpër shkolla vetëm sa po thellohemi në atë nivel të turpshëm të pa arsimimit duke i shfrytëzua opozitarët prijësit e sindikatave të Arsimit, për bojkotimin e mësimeve shkollore për qëllime që vetëm ata po i dinë, e që kanë lidhje me opozitarët me perspektivat e tyre në politika, sepse ligjet në pritje që priten të jetësohen si ai i Vettingut dhe ligji mbi konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme është një frike për ta. Me miratimin e këtyre  dy ligjeve shumë të palara do të ju dalin shpejtë në dritë, prandaj opozita po bënë çmos që me këto bojkote ta krijon gjendjen kaotike në vend, dhe kjo gjendje ti përfshij numrin e madhe të popullatës si shkak për rrëzimin e eventual të kësaj qeverie. Prandaj edhe takimi i kryeministrit Kurti me sindikatat e Arsimit u tregua si i pasuksesshëm, dhe ky takim i shumë pritur e tregoi katërçipërisht, si i përfunduar pa marrëveshje në mes të kryeministrit Kurti dhe sindikatave të Arsimit, se qëllimi i grevës së filluar para një shtatorit, me kërkesën ultimative dhe të menjëhershme për 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit të pagave, nuk është asgjë tjetër pos shantazh i mirë menduar me prapavijë politike,  orientuar kundër shtetit dhe me qëllim të përdorimit të krizës së thellë në arsim, për ta rrëzuar qeverinë dhe bashkimin e bllokut opozitar për marrje kriminale të pushtetit. Vetë Kryeministri Kurti ka deklaruar pas takimit me sindikalistët se mënyra e kushtëzimit të tyre me kërkesa është shantazh me prapaskenë tjetër e cila shumë shpejtë do të merret vesh. Pra derisa ata kanë kërkuar 100 euro, dhe qeveria ka  ofruar 50 euro, kurse  e ata kanë kërkuar ose krejt ose hiç, kjo, nuk është qasje  e drejtë por kjo është mënyrë e shantazhit. Shteti nuk do të duhej të shantazhohej nga dikush që është më i zhurmshmi. Dhe jo për kushtet e punës, por për para. Të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave është edhe e palogjikshme edhe e rrezikshme. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët”, ka deklaruar Kurti duke mos e thënë haptas por duke lënë të kuptohet se është një skenar I rrezikshëm i rebelimit dhe përpjekjes së destabilizimit me përmasa akoma më të gjëra. Prandaj sindikatat e Arsimit duhen te vetëdijesohen dhe mos ti kontribuojnë thellimit te hendekut dhe pjesëmarrjes së tyre në çështje të krizave politike, sepse Sindikata e Arsimit është e të gjithë popullit e jo vetëm e opozitës, dhe detyre e parë e tyre është që të jenë të përpiktë në proceset mësimore dhe të kontribuojnë në ngritjen e nivelit arsimore, Vetëm  kështu niveli i mësimit  në Kosovë të avancohet dhe  ngritët reputacioni pozitiv, duke  u  shkëputur nga ai vend ku i ka vlerësuar PISA, si në atë vend të fundit, por nga ai vend mundë  të largohen me punë të zellshme të të gjithë punonjësve të arsimit që i shërbejnë kohës.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".